Stambolli nuk është fushë me lule për trajnerin Heynckes

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
11 Dhjetor 2017 20:55
Plaku i urtë nuk nxitohet...

Bayern München krenohet me faktin se nuk ka humbur asnjëherë kundër një skuadre turke në Evropë (në ndeshje me eliminim direkt), por trajneri Jupp Heynckes pas shortit të sotëm me Besiktas-in në 1/8-at e Ligës së Kampionëve ka theksuar se kjo nuk është diçka që arrihet automatikisht.

Pas fitores 3-1 me PSG-në, 72-vjeçari pati theksuar se skuadra nuk ka arritur ende në nivelin e duhur dhe se kulmi i formës duhet të jetë për në shkurt. Pra, fiks koha kur bavarezët do të ndeshen me turqit.

“Nuk do të jetë e lehtë për të vazhduar me atë rekord. Besiktas ka treguar që ka një skuadër shumë të organizuar. Do të duhet të japim maksimumin në të dyja takimet. Besiktas ka cilësi, kështu që duhet të kujdesemi për të mos e nisur keq ndeshjen e parë”, - deklaroi sot Don Jupp.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike