Standard 2-2 Arsenal, notat e lojtarëve: Saka me notë shumë të lartë

12 Dhjetor 2019

Arsenali ka arritur që të marrë një barazim të vlefshëm në udhëtim te Standard Liege.

Topçinjtë ishin duke pësuar humbje 2-0, por për dy minuta realizuan dy gola për të barazuar ndeshjen dhe për të siguruar kalimin tutje nga Grupi F.

Alexandre Lacazette dhe Bakary Saka ishin shënuesit e Arsenalit në këtë takim.

Talenti anglez Saka kishte notën më të lartë në ndeshje, pasi shënoi dhe asistoi.

Ndërkohë nota më e ulët në këtë sfidë shkoi për qendërmbrojtësin e Arsenalit, David Luiz. /Telegrafi/

www.telegrafi.com