Starova në “kundërsulm”: U mbrojtëm mirë!

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, foli për kanalin zyrtar të klubit në internet, pas humbjes 1-0 kundër Kasimpasa-s. Ai vlerëson ekipin e tij për përformancën e bërë. 62-vjeçari mendon se skuadra luajti mjaft mirë në mbrojtje, por kishte mundësi të bënte më shumë edhe në sulm. Numri një i stolit nuk ka aktivizuar futbollistët e afruar së fundmi, pasi ka sqaruar se do t’i aktivizojë në ditët në vijim.

Ishte ndeshja jonë e parë pas 4 ditësh përgatitje në Antalia, përfshirë edhe një seancë paraditen e sotme. U përballëm ndaj një kundërshtari që ka një nivel të lartë, pasi është në fund të përgatitjeve dhe këtë javë rinis kampionatin. Duke u nisur nga këto rrethana po them që jemi të kënaqur nga paraqitja e ekipit. Verifikuam shumë veprimet mbrojtëse të skuadrës dhe shfrytëzuam sulmin e shpejtë. Sigurisht që vuajtëm në zotërimin e topit, sepse kundërshtari e përsëris, është pjesë e superligës turke një kampionat i fortë dhe ka mundësitë dhe kualitetet të zotëronte topin më tepër.

Nga ana tjetër ne jemi mbrojtur mjaft mirë, me disa gabime të vogla në momente të ndryshme, por në pjesën më të mirë skuadra ka shfaqur shpirt të lartë gare në aspektin difensiv por edhe në aspektin ofensiv. Në pjesën e dytë sidomos, kemi patur disa mundësi të mira shënimi dy herë Bardhi, Progni, dhe për të përmendur rastin mjaft të pastër të Trashit, i cili gaboi me portën bosh. Kemi qenë më efikas se kundërshtari në faullat e lira dhe goditjet nga këndi. U ndëshkuam në momentin kur loja ishte drejt përfundimit. Pavarësisht se një ndeshje miqësore, do ishte më mire për skuadrën sikur të merrnim një rezultat pozitiv. Lojtarët e afruar së fundmi duan akoma kohë për të marrë minuta loje, dhe aktivizimi i tyre mund të jetë në miqësoren e ardhshme”,përfundoi Starova për faqen e klubit. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan