REZULTATET LIVE
Shiko listen e plote
Trajneri i Partizanit vlerëson lojën e skuadrës

Starova në “kundërsulm”: U mbrojtëm mirë!

12 Janar 2018 17:40

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, foli për kanalin zyrtar të klubit në internet, pas humbjes 1-0 kundër Kasimpasa-s. Ai vlerëson ekipin e tij për përformancën e bërë. 62-vjeçari mendon se skuadra luajti mjaft mirë në mbrojtje, por kishte mundësi të bënte më shumë edhe në sulm. Numri një i stolit nuk ka aktivizuar futbollistët e afruar së fundmi, pasi ka sqaruar se do t’i aktivizojë në ditët në vijim.

Ishte ndeshja jonë e parë pas 4 ditësh përgatitje në Antalia, përfshirë edhe një seancë paraditen e sotme. U përballëm ndaj një kundërshtari që ka një nivel të lartë, pasi është në fund të përgatitjeve dhe këtë javë rinis kampionatin. Duke u nisur nga këto rrethana po them që jemi të kënaqur nga paraqitja e ekipit. Verifikuam shumë veprimet mbrojtëse të skuadrës dhe shfrytëzuam sulmin e shpejtë. Sigurisht që vuajtëm në zotërimin e topit, sepse kundërshtari e përsëris, është pjesë e superligës turke një kampionat i fortë dhe ka mundësitë dhe kualitetet të zotëronte topin më tepër.

Nga ana tjetër ne jemi mbrojtur mjaft mirë, me disa gabime të vogla në momente të ndryshme, por në pjesën më të mirë skuadra ka shfaqur shpirt të lartë gare në aspektin difensiv por edhe në aspektin ofensiv. Në pjesën e dytë sidomos, kemi patur disa mundësi të mira shënimi dy herë Bardhi, Progni, dhe për të përmendur rastin mjaft të pastër të Trashit, i cili gaboi me portën bosh. Kemi qenë më efikas se kundërshtari në faullat e lira dhe goditjet nga këndi. U ndëshkuam në momentin kur loja ishte drejt përfundimit. Pavarësisht se një ndeshje miqësore, do ishte më mire për skuadrën sikur të merrnim një rezultat pozitiv. Lojtarët e afruar së fundmi duan akoma kohë për të marrë minuta loje, dhe aktivizimi i tyre mund të jetë në miqësoren e ardhshme”, - përfundoi Starova për faqen e klubit. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Një rikthim dhe një mungesë në radhët e të kuqve

Starova qetësohet për mbrojtjen, shqetëson sulmuesi

21 Janar 2018 18:15

Ka nisur para pak minutash seanca stërvitore në kompleksin e Kamzës. Trajneri Sulejman Starova, përveç mungesës së gramshiotit Lorenc Trashi, sot ka vijuar të mos ketë në listën e tij edhe sulmuesin Edgar Çani.

Ky i fundit duket se vijon ende me fazën rikuperimit dhe ndoshta mund të jetë gati disa javë më vonë. Por, rikthimi i Arbnor Fejzullahit duket se i ka kthyer buzëqeshjen Starovës. Ky i fundit do të nisë të bëjë më mirë llogaritë për qendrën e mbrojtjes apo edhe për krahun e djathtë.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, mbrojtësi po kryen stërvitje e diferencuar. Stafi mjekësor ende nuk ka dhënë përgjigjen përfundimtare, e cila do të qetësojë si lojtarin ashtu edhe trajnerin për të bërë llogaritë më mirë për ndeshjet e kampionatit. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Dy lojtarë të rinj për Sulejman Starovën

Partizani në fushë, mungesa dhe dy afrime të rëndësishme

21 Janar 2018 17:54

Partizani iu është kthyer përgatitjeve në tokën shqiptare. Në stërvitjen e mbrëmjes së sotme në fushë janë parë dy afrime të reja, Senad Hysenaj dhe Emran Ramadani. Hysenaj luan në krahun e majtë, ndërsa Ramadani është sulmues.

Emran Ramadni vjen nga radhët e Renovës, ndërsa Hysenaj nga Vllaznia B. Është trajneri Sulejman Starova që do të thotë fjalën e fundit për lojtarët. Megjithatë, zhvillime pritet që të ketë në ditët në vijim në kampin e kuq.

Më tej, EDS raporton ekskluzivisht se në stërvitjen e sotme ka munguar Lorenc Trashi. Ky i fundit pas debatit me Starovën, çështje ende e pasqaruar, nuk është parë në stërvitje. Sa i përket drejtorit Antonelo Preiti, ky i fundit ka qenë në stërvitje duke vëzhguar ekipin. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Qendërmbrojtësi vlonjat nuk gjen më hapësira në ekip

Luftëtari plotëson çdo repart, gati largimi në mbrojtje

21 Janar 2018 17:03

Luftëtari bëri disa prurje gjatë merkatos së janarit, duke përforcuar të gjithë repartet ku kishin boshllëqe gjatë fazës së parë. Por, numri i futbollistëve tashmë ka kaluar shifrën 25, kështu që klubi është i detyruar që të bëjë disa largime.

Përveçse ka huazuar disa lojtarë në Kategorinë e Parë, tashmë pret që të heq nga grupi edhe një tjetër emër, të cilin e kanë në pronësi. Valdo Zeqaj, i afruar gjatë merkatos së verës, tashmë nuk po gjen hapësira në ekip.

Kështu, klubi është duke kërkuar skuadër në elitë për ta dhënë “borxh” për pjesën e mbetur të kampionatit. Pritet që në ditët në vijim të vijë dhe zyrtarizimi i vlonjatit, i cili dëshiron të mbetet pjesë e elitës. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment
Tifozët e kuq marrin shumë përgjigje

Partizani fillon përgatitjet, sa shumë pikëpyetje

21 Janar 2018 16:09

Skuadra e Partizanit do të rifillojë stërvitjen, në kompleksin sportiv në Kamzë. Të kuqtë i ndan1 orë nga fillimi i përgatitjeve me trajnerin Sulejman Starova që do të marrë shumë përgjigje. Tekniku rikthehet me stërvitjen në tokën shqiptare, pas kthimit nga Antalia ku zhvilluan fazën përgatitore.

Me interes të madh do të shihet nëse mesfushori Lorenc Trashi do t’i bashkohet grupit të stërvitjes, apo nuk do të jetë me ekipin e parë. Me interes pritet nëse në stërvitjen e të kuqve do të jetë sulmuesi Edgar Çani, pasi ai i ka kërkuar drejtuesve kohë deri në fund të janarit. Afrimi i tij me grupin duket larg.

Afrimet e reja do të zhvillojnë për herë të parë stërvitje në Kamzë. Belica dhe Lukas, ndërsa duhet parë nëse do të jetë edhe ndonjë fytyrë e re në stërvitje. Të kuqtë rinisin përgatitjet për ndeshjen kundër Flamurtarit. Atmosfera nuk është aspak pozitive. /EDS/

Jeni i lutur të hyni në llogari që të lini një koment