Starova në vështirësi, Partizani mbyll përgatitjet

Skuadra e Partizanit i ka dhënë fund përgatitjeve për ditën e sotme. Ekipi i kuq zhvilloi stërvitje paradite, rreth orës 10:00, në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”, në Pezë. Seanca ka qenë e qetë dhe nuk ka patur asnjë risi.

Grupi ka qenë i njëjta nga dita e djeshme, asnjë afrim i ri, pavarësisht fjalëve të pafundme. Trashi vazhdon të mbetet jashtë grupit, ndërsa nën urdhrat e trajnerit Sulejman Starova u stërvit Adem Maliqi, Lucasi, Egzon Belica, Ramadani dhe i riu Senad Hysenaj.

Tekniku duhet të përballojë ndeshjen kundër Flamurtarit me këtë grup lojtarësh. Situata është mjaft e vështirë për të kuqtë, por trajneri Sulejman Starova ka probleme me grupin, pavarësisht se mundohet që të transmetojë besim te skuadra e tij. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan