Statistikat/ Juvja, më shumë penallti kundër se kushdo, 450 gola në kampionat për CR7-ën

28 Shtator 2020

– Kristiano Ronaldo, falë dopietës së djeshme kundër Romës, ka festuar golin e 450-të në karrierë, për sa u përket vetëm ndeshjeve në kampionat. Ky është rekordi absolut për një futbollist në pesë Ligat kryesore të Europës, që nga sezoni 2003-2004, kur portugezi debutoi me Mançester Junajtid.

– Ronaldo ka shënuar për të katërtën herë në karrierë, në dy ndeshjet e para në kampionat, pas viteve 2009, 2011 dhe 2014, në La Liga, me bluzën e Realit të Madridit.

– Që kur luan te Juventusi, Kristiano Ronaldo ka qenë protagonist në 69 gola, në Serinë A (55 realizime dhe 14 asiste), të paktën 43 më shumë se çdo futbollist tjetër në radhët e bardhezinjve.

– Që kur Ronaldo luan në Serinë A, portugezi është futbollisti që ka shënuar më shumë gola (55), shtatë prej të cilëve me kokë.

– Nëse llogarisim edhe sezonin e kaluar (2019/2020), asnjë skuadër nuk ka marrë më shumë penallti kundër sesa Juventusi në Serinë A (13).

– Vetëm Lacio (18) dhe Xhenoa (16) kanë marrë më shumë penallti në favor në Serinë A sesa Juventusi dhe Roma (secila në kuotën 15), duke llogaritur edhe sezonin e kaluar.

– Roma ka marrë një penallti në favor, në secilën prej tri dueleve të fundit kundër Juventusit, në Serinë A.

– Përpara Xhordan Veretusë në mbrëmjen e djeshme, lojtari i fundit i Romës që i ka shënuar një dopietë Juventusit, në stadiumin “Olimpiko”, ka qenë Françesko Toti, në shtatorin e vitit 2007.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com