Stefano Pioli deklarohet për fitoren ndaj Juventusit: Milani i tanishëm ka më shumë rëndësi

08 Korrik 2020

Stefano Pioli ka reaguar rreth fitores së Milanit 4-2 ndaj Juventusit që e arritën të martën mbrëma në San Siro.

Rossonerët ishin duke humbur 2-0, mirëpo ia arritën të bënin përmbysjen e madhe, për t’i fituar kështu tri pikë të arta.

“Të gjitha lëvdatat u shkojnë lojtarëve të mi, pasi ata po tregojnë një mentalitet dhe shpirt të jashtëzakonshëm. Edhe gjatë kohërave të vështira, ata janë të etur të rrinë së bashku dhe të vazhdojnë të besojnë, kështu që ata u shpërblyen me këtë fitore të madhe”, ka thënë Pioli për DAZN.

Lexo po ashtu: Milani mposht Juventusin me rikthim të jashtëzakonshëm në derbin që u shënuan gjashtë gola

“Është puna që ne kemi bërë çdo ditë në Milano. Ne e dinim që deri vonë kohët e fundit fusha nuk reflektonte cilësinë tonë, kështu që u izoluam, u përqendruam në punën dhe bërjen e asaj që ishim të aftë”.

“Tani e di se mund t’i besoj të gjithëve që vijnë, të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë. Është një sezon i pazakontë, ne e kemi me radhë Napolin, kështu që ne marrim kënaqësinë për këtë fitore, por edhe mezi presim në provën tjetër”.

“Mund të bëjmë më mirë, e dimë se nëse kemi pak përqendrim, vendosmëri ose frymë, paguam një çmim të rëndë. Ne kemi paguar tashmë një çmim këtë sezon, ne jemi formuar duke bërë ato gabime”.

“Mentaliteti i këtij ekipi po ndryshon tani dhe është diçka që duhet të vazhdojmë ta ushqejmë”, ka shtuar më tej Pioli.

Milani është aktualisht në vendin e pestë me 49 pikë, ndërsa shpreson që së paku të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com