Stephy Mavididi i bashkohet Montpellierit

01 Korrik 2020

Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht se sulmuesi Stephy Mavididi ka nënshkruar me Montpellierin.

22-vjeçari ishte i huazuar te Dijoni në sezonin e kaluar, mirëpo klubi francez nuk vendosi që ta blinte kartonin e tij.

NĂ« ndĂ«rkohĂ«, Montpellier ka shpenzuar 6.3 milionĂ« euro pĂ«r t’i siguruar shĂ«rbimet e talentit anglez.

(Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

Në një postim zyrtar, Juventusi e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes që e dërgon Mavididin në Francë.

Sipas njoftimit, pagesa nga Montpellier Herault SC do të bëhet brenda tri vitesh financiare. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com