Stërvitje në distancë sigurie dhe dushe personale, klubi i Bundesligës del në fushë

21 Mars 2020

 Lajpcigu është realiteti më i bukur i Champions-it sivjet, por edhe i Bundesligës, një skuadër plot surpriza, por që këto gjëra nuk nguron që t’i ofrojë jo vetëm kur i kërkohet që të zbresë në fushën e lojës.

Edhe pse Federata gjermane ka urdhëruar se futbolli në vend do të jetë i ndërprerë të paktën deri më 3 prill, futbollistët e Lajpcigut kanë vendosur që të dalin dje në fushën e lojës, por me rregulla strikte. Lojtarët nën urdhrat e trajnerit Julian Nagelsman, kanë bërë ushtrime me topin, duke qëndruar të paktën 2 metra larg njëri-tjetrit, nuk janë përshëndetur dhe nuk kanë pasur në asnjë moment kontakte me njëri-tjetrin, por mbi të gjitha surpriza ka ardhur në brendësi të qendrës stërvitore.

Për të mbajtur sa më larg lojtarët nga njëri-tjetri, klubi ka vendosur që të ndërtojë dushe dhe dhoma personale për secilin prej futbollistëve, në mënyrë që Timo Verner me shokë të shmangin në maksimum mundësinë e ndonjë infeksioni të mundshëm nga koronavirusi, edhe pse deri në këtë moment asnjë anëtar i Lajpcigut nuk ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.

Jeton Stamolla – PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com