Strakosha bëhet cak i Arsenalit dhe Tottenhamit

11 Qershor 2019

Tottenham Hotspuri dhe Hugo Lloris, po mendojnĂ« qĂ« t’i ndajnĂ« rrugĂ«t gjatĂ« kĂ«saj vere, ndĂ«rsa Thomas Strakosha shihet si zĂ«vendĂ«sues i francezit.

Paulo Gazzaniga është aktualisht portieri i dytë i skuadrës angleze, mirëpo nuk ka arritur të dëshmojë se e meriton vendin e titullarit.

Tottenhami është duke menduar ta zëvendësojë Llorisin me portierin e Kombëtares së Shqipërisë që luan te Lazi, Thomas Strakosha.

Thomas Strakosha (Foto: Getty Images/Guliver)

Sipas La Gazetta dello Sport, portieri shqiptar e pëlqen kalimin në Ligën Premier, por që thuhet se edhe Arsenali është futur në garë për të.

24-vjeçari është numri një i Lazios, duke luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet në sezonin që lamë pas të Serie A, duke impresionuar me paraqitjen e tij.

Lexo po ashtu: Strakosha në radarin e Tottenhamit

Strakosha shihet te Arsenali si zëvendësues i Petr Cech, që njoftoi për pensionim nga futbolli, mirëpo për shqiptarin do të ishte paksa e vështirë të zinte vendin e titullarit, pasi aty është Bernd Leno.

Portieri i Shqipërisë do të kishte shanse më të mira për të luajtur në çdo ndeshje te Tottenhami, duke ditur se Lloris po shkon në përfundim të karrierës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com