Strakosha do shitet, Lacio sheh përqark për një zëvendëues!

25 Maj 2019

Fati i Tomas Strakoshës do të jetë larg Lacios në edicionin e ardhshëm. Të paktën ky është rezultati i asaj që del në artikullin e shkruar nga “Corriere dello Sport”, që në numrin e sotëm i kushton rëndësi të ardhmes së portës laciale. Sipas gazetës italiane, Tomas Strakosha ka shumë kërkesa dhe Lacio, ndonëse ka dëshirë ta mbajë, mund të kërkojë alternative të tjera.

Sipas “Corriere dello Sport”, gardiani i ardhshëm i portës së Lacios pritet të vijë po nga Serie A, me dy kandidatë potencialë, Alban Lafont të Fiorentinës dhe Bartlomiej Dragovski të Empolit. Për Strakoshën ka mjaft kërkesa nga kampionatet e huaja, ku më herët është shkruar se Totenhem e sheh portierin e Kombëtares kuqezi si zëvendësuesin e Loris.

(Balkanweb)

www.balkanweb.com