Strakosha e bën si shqiptar, besën e jep në mes të sheshit

Strakosha e bën si shqiptar, besën e jep në mes të sheshit

Vitin e shkuar Lazio e humbi për pak kalimin në grupet e Champions League, ndërsa këtë vit do të provojë sërish. Këtë gjë ua ka premtuar tifozëve Thomas Strakosha, i cili u është shprehur se djemtë e drejtuar nga Simone Inzaghi do të bëjnë gjithçka që të arrijnë në Champions League në fund të sezonit.

Tashmë përqëndrimi maksimal i takon Empoli-t në ndeshjen e radhës në kampionat, sfidë që do të luhet të dielën në orën 18:00 në “Castellani” ku objektivi i vetëm është fitorja. Portieri shqiptar pak ditë më parë në një nga zonat më të frekuentuara të tifozëve lacial iu është përgjigjur pyetjeve të tyre se çfarë do të bëjnë në fund të sezonit.

Ai i ka bindur tifozët se Lazio do të jetë e përqendruar vetëm për të arritur në katër vendet e para. Siç përcillet edhe nga “iltempo.it”, skuadra është në lartësinë e duhur dhe është gati që të bëjë një kampionat që do të mbahet mend nga të gjithë. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.