Strakosha flet për penalltinë e pritur: I studioj gjithmonë sulmuesit kundërshtar

18 Prill 2019

Thomas Strakosha ka qenë vendimtar në një tjetër fitore të Lazios në kampionat.

Skuadra nga kryeqyteti italian ka mposhtur para adhuruesve të vet Udinesen me rezultat të pastër 2-0.

Friulanët patën mundësinë të shënojnë nga penalltia me De Paul, por portieri shqiptar THomas Strakosha e priti gjuajtjen e tij.

Numri një i Lazios ka thënë se para çdo ndeshje i studion sulmuesit kundërshtarë.

“Para çdo ndeshje i studiojë sulmuesit kundërshtarë. Për fat të mirë sot arrita ta presë penalltinë e De Paul”.

Thomas Strakosha. (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Udinese ka një skuadër të mirë, por treguam se e merituam fitoren. Falë zotit penalltia u prit dhe jemi të qetë”, u shpreh Strakosha.

Shqiptari ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij ëndërrojnë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

“Objektivat i kemi të qarta nga fillimi i sezonit dhe ëndërrojmë të shkojmë në Ligën e Kampionëve. Tani le të mendojmë vetëm për t’i fituar ndeshjet me radhë”, tha Strakosha që krejt në fund pati dy fjalë edhe për teknikun e ri të Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja.

“Reja te Shqipëria? I uroj fat. Do të shihemi së shpejti”, u shpreh Strakosha duke qeshur. /Telegrafi/

www.telegrafi.com