Strakosha: I studioj gjithmonë penalltitë, Edi Rejas i them…

18 Prill 2019

Lacio fitoi 2-0 ndaj Udinezes sfidën e prapambetur në Seria A, por një meritë për këtë 3-pikësh me vlera për Champions League, pati edhe gardiani shqiptar, Thomas Strakosha.

Ai priti një penallti ndaj sulmuesit të Udinezes, De Pol, ndërkohë që pas ndeshjes për mediat u shpreh se i studion gjithmonë sulmuesit që ka përballë për mënyrën e penalltive, ndërsa pati edhe një mesazh për Edi Rejan.

“Udineze ka një skuadër të mirë, por treguam se e merituam fitoren. Falë Zotit, penalltia nuk u shënua dhe sot mund të flemë të qetë. Në pjesën e dytë ishim paksa të relaksuar, por në fund gjithçka shkoi mirë. Tani duhet fakte, objektivat janë të qartë prej fillimit të sezonit dhe ëndërrojmë të shkojmë në Champions League, por tani le të mendojmë vetëm të fitojmë, le të flasë fusha.

A e kisha studiuar De Pol para ndeshjes? Para çdo ndeshje, ne i studiojmë gjithmonë sulmuesit. Për fat, sot e kapa. Reja trajner te Shqipëria? I uroj fat. Do shihemi së shpejti(qesh).” – deklaroi Strakosha.
{“videoid”:”1555526576144″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Panoramasport

www.balkanweb.com