Strakosha kërkohet nga Arsenali dhe Newcastle

06 Korrik 2019

Thomas Strakosha ka pasur një sezon të mirë me skuadrën italiane të Lazios.

Portieri shqiptar ka rënë në radarin e disa klubeve evropiane duke përfshirë Arsenalin dhe Newcastle Unitedin.

Këto të dyja skuadrat angleze do të duhen të ndajnë rreth 43 milionë euro në rast se dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e gardianit shqiptar, shkruan Tuttomercatoweb.

(Getty Images)

Raportohet se edhe West Ham United dhe Tottenham Hotspur ishin të interesuar javët e fundit për 24-vjeçarin.

Kujtojmë se lojtari ka një kontratë të vlefshme me lacialët, e cila do të mbarojë në qershor të vitit 2022.

Ndryshe, Strakosha është djali i ish-portierit të parë të Kombëtares Shqiptare, Fotos gjersa deri më tani ka pasur 94 paraqitje në Serie A. /Telegrafi/

www.telegrafi.com