Strakosha: Këtë vit mund të ndodhë gjithçka

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 21:48
Inzaghi: Krenar për këta djem

Thomas Strakosha i gëzohet kualifikimit të Lazio-s. “Asnjë nuk e priste, por ne besonim te kalimi i fazës së grupeve. Për fat të mirë kjo ndodhi më shpejt. Ne bëmë një ndeshje mjaft të mirë ndaj Marseille-s dhe u shpërblyem. Ku mund të shkojmë? Duhet që të bëjmë më mirë se sa në vitin e shkuar, kur u eliminuam në çerekfinale. Mund të ndodhë gjithçka, por nuk mbaj përgjegjësi në thënien ‘shkojmë në finale’”, deklaroi gardiani i kuqezinjve.

Edhe trajneri Simone Inzaghi ka përgëzuar të tijtë: “Ajo që donim ishte që ta mbyllnim sot. Duhet të duartrokasim këta djem, pasi të kënaq fakti që këdo që unë hedh ën fushë, je më të mirën. Prisnim që Marseille të luante me 4 mbrojtës dhe jo me 5, por nuk ishte problem ky. Djemtë u treguan të pjekur në interpretimin e takimit”, tha tekniku i të bardhekaltërve. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike