Strakosha tremb Lazion, portieri kuqezi i nënshtrohet ekzaminimeve

19 Janar 2020

Tomas Strakosha është një nga protagonistët absolut të këtij sezonit tek Lazio që sheh kryeqytetasit në garë për titullin kampion në Serie A, të paktën shifrat e thonë diçka të tillë.

Lazio siguroi fitoren e 11-të radhazi në kampionat përballë Sampdorias por për të prishur pak atmosferën ka menduar Tomas Strakosha i cili këtë mëngjes u shfaq në dyert e klinikës së klubit.

Strakosha

Portieri shqiptar iu nënshtrua një ekzaminimi në bërryl por fatmirësisht nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë por për një shqetësim që e ka të mbartur prej disa kohësh. Strakosha nuk është në dyshim për derbi e së dielës por as të martën në Kupë kundër Napolit, shkruajnë mediat italiane.
(BalkaNWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaƟ utku bozdoğan
ulaƟ utku bozdoğan astrolog
ulaƟ utku bozdoğan