Sturridge fiton dy trofe pa luajtur asnjë minutë në finalet e Ligës së Kampionëve

03 Qershor 2019

Daniel Sturridge mund të konsiderohet si njëri ndër lojtarët më me fat, pasi ka fituar dy trofe të Ligës së Kampionëve.

Liverpool e ka mposhtur Tottenham Hostpurin në finalen që u zhvillua në Wanda Metropolitano në Madrid, me rezultat 2-0, gjersa golat i shënuan Mohamed Salah dhe Divock Origi.

The Reds arritën ta fitonin titullin e gjashtë në histori të tyre, e që ishte i pari për ta që nga trofeu i vitit 2005 në Stamboll, pasi mposhtën Milanin në penallti.

Daniele Sturridge kur ihte te Chelsea (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Por, Sturridge tashmë numëron dy trofe të Ligës së Kampionëve, derisa kishte triumfuar edhe me Chelsean në vitin 2012, duke e mposhtur Bayern Munichun në Allianz Arena.

Por, një statistikë befasuese është se sulmuesi anglez nuk është aktivizuar në asnjërën prej këtyre dy finaleve, edhe pse ishte në bankën rezervë. /Telegrafi/

www.telegrafi.com