Suarez gjithnjë dhe më pranë Juves, nga “Zonja e Vjetër” e ndajnë… 80 pikë

08 Shtator 2020

Përpara se të nisë aventurën me Juventusin, Luis Suarez duhet të rikthehet në bankat e shkollës. Sulmuesi uruguaian, ende në pronësi të Barcelonës, duhet që të bëjë një testim për gjuhën italiane, në mënyrë që të marrë pasaportën dhe në këtë mënyrë do të konsiderohet jo ekstrakomunitar në Serinë A.

Luis Suarez duhet të tregojë që përvetëson nivelin B1 të italishtes dhe në këtë mënyrë do të marrë nënshtetësinë italiane. Kjo lehtësi vjen prej faktit që bashkëshortja e Luis Suarezit është me origjinë italiane dhe gjithçka është çështje burokratike. “El Pistolero” duhet të kalojë këtë provim, i cili është i ndarë në katër faza dhe duhet të grumbullojë të paktën 80 pikë në total.

Provimi i Suarezit është i ndarë në katër faza: dëgjim, kuptim, shkrim dhe komunikim. Pjesa kryesore është ajo e shkrimit që zgjat 40 minuta, ndërsa në të tjerat nuk ka shumë vështirësi. Sapo ta marrë këtë provim, Suarez do të fluturojë drejt Torinos për të veshur fanellën me numrin 9.

PANORAMSPORT.AL

www.panorama.com