Suarez kujton eliminimin nga Liverpooli: Nuk më pëlqen të kujtoj atë ndeshje, dëshiroja të zhdukesha pas asaj humbje

15 Qershor 2019

Sulmuesi dhe ylli i Barcelonës, Luis Suarez, kthehet ta rikujtojë atë humbjen ndaj Liverpoolit që e la pa finalen e Ligës së Kampionëve.

Në një intervistë për Fox Sport ai ka zbuluar se ka reaguar kur janë eliminuar edhe pse kishin epërsi të madhe prej 3-0 nga ndeshja e parë.

“Nuk më pëlqen të kujtoj atë ndeshje. Nuk e kisha imagjinuar kurrë (që Liverpooli mund të kthehej). Pasi mendoja, ne jemi Barcelona dhe do të kemi një rast për të shënuar”.

Luis Suarez ndaj Andy Robertson . (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)

“Ditën pas humbjes, ishte dita më e keqe në jetën time, pas ngjarjeve në Kampionatin Botëror 2014.  Dëshiroja të zhdukesha nga kjo botë”.

Lexo po ashtu: Luis Suarez: Messi është prekur nga komentet kundër tij, ai nuk vendos për formacionin dhe trajnerin

“Messi? Njerëzit flasin, disa komentet shumë herë e lëndojnë. Një lojtar nuk duhet të kritikohet në atë mënyrë”, ka thënë Suarez.

Suarez . (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Ai deri më tani e ka fituar Ligën e Kampionëve me Barcelonwn si dhe katër tituj të La Ligas, Copa del Rey dhe tre Superkupa spanjolle.

Suarez gjendet bashkë me kombëtaren e tij të Uruguait në Brazil ku do të luajë në Kupën e Amerikës. /Telegrafi/

www.telegrafi.com