Suarez: Na ndihmoi fjalimi i Valverdes pas pjesës së parë, morëm një fitore të madhe ndaj Interit

03 Tetor 2019

Luis Suarez ka lavdëruar fjalimin e trajnerit Ernesto Valverde pas pjesës së parë, ku Blaugranët siguruan fitoren e tyre të parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Suarez shënoi dy herë në pjesën e dytë, ku skuadra e Valverdes përmbysi një deficit prej 1-0 në shtëpi ndaj Interit në Camp Nou.

Me mbrojtjen e kampionëve të La Ligës nën presion në pushim, uruguaiani lavdëroi trajnerin për qetësinë në zhveshtore në kohën e pushimit.

Lexo po ashtu: Barcelona fiton me rikthimin ndaj Interit, Luis Suarez shpëtimtar i katalunasve

“Menaxheri na foli në pushim për çështjet e pjesës së parë. Na tha të jemi më të përqendruar në presingët e Interit, por edhe se si ne duhet ta përdorim topin”, ka thënë fillimisht Suarez pas ndeshjes.

Suarez ishte hero i fitores së Barcelonës (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Kjo është ajo për të cilën kemi këtë menaxher. Ai korrigjon gabimet tona dhe na tregon se si mund të përmirësohemi”.

Megjithë pengesën fillestare, Suarez shtoi se skuadra vazhdon të ruajë vetëbesimin për të arritur qëllimet e tyre këtë sezon.

Lexo po ashtu: Valverde: Interi ekip i shkëlqyer, por nuk i rezistuan ritmit tonë në pjesën e dytë

“Ne jemi skuadra më e mirë në botë. E dimë që jemi gjithmonë nën mikroskop, por kemi mposhtur një rival në Ligën e Kampionëve, dhe ky është një rezultat i madh”.

“Ne vazhdojmë të besojmë tek njëri-tjetri dhe se puna në ekip siguroi rezultatin sonte”, përfundoi ylli uruguaian.

Pas kësaj ndeshje, Barcelona do luaj ndeshjet vajtje-ardhje me të Ligës së Kampionëve kundër çekëve të Slavia Prague, ndërsa në kampionat luajnë kundër Sevilla, Eibar, Real Madrid, Real Valladolid dhe Levante në javët e ardhshme. /Telegrafi/

www.telegrafi.com