Suarez “shtanget” nga drejtuesit e Juventusit, e telefonojnë dhe e njoftojnë se…

20 Shtator 2020

Luis Suarez u përfol se ishte shumë afër kalimit te Juventusi, por diçka e tillë nuk do të ndodhë, të paktën në këtë merkato.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, Fabio Paratiçi ka telefonuar sulmuesin uruguaian dhe i ka njoftuar atij se nuk do të blihet nga kampionët e Italisë. Drejtuesi bardhezi ka njoftuar se për sulmin Juventusi ka vendosur të afrojë Xhekon, duke i mbyllur kështu derën Suarezit, që dukej shumë afër.

Nga ana tjetër tashmë sulmuesi i Barcelonës duhet të shikojë një skuadër tjetër për të vazhduar karrierën pasi Kuman i ka bërë të ditur se nuk është në planet e tij.

Uruguaiani ka mbetur i shtangur nga Juventusi, që e kërkoi atë me ngul, sa detyroi të bëjë edhe provimin e italishtes për të marrë pasaportë italiane, por tani i njoftojnë se nuk kanë ndërmend ta blejnë.

PANORAMASPORT.AL

 

www.panorama.com