Sukaj trondit ëndrrën e Kukësit për titull, bonus Partizanit

14 Prill 2019

Xhevahir Sukaj mund të jetë larguar dhe rikthyer shumë herë tek Partizani, por shpirti vijon të jetë në kryeqytet, tek ekipin e kuq. Ky është një fakt të cilin sulmuesi shkodran nuk e ka mohuar kurrë, dhe pse larg Partizanit, vijon ti shërbejë, këtë herë duke ndëshkuar Kukësin, skuadra e vetme e cila vijon të mbaj pezull çështjen titull.

Kukesi

Pas një gjysmë sezoni pa skuadër, Sukaj ringjallet në Vlorë, rifiton sërish atë status si “gjahtar” i golit, këtë herë duke ndëshkuar edhe verilindorët. Në minutën e 38-të Sukaj i shmanget shumë mirë mbulimit të Cuculit duke ndëshkuar portierin Frashri, një gol që jo vetëm penalizon Kukësit, por një gol që i shërben shumë Flamurtarit, me kuqezinjtë që e shohin vetën në vendin e tretë, vetëm një pikë larg verilindorëve.

Ndërkohë takimi tjetër ndërmjet Luftëtarit dhe Laçit, pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan