Sulmi i motivuar, Barça do dopietën

31 Maj 2020

Barcelona do ta rinisë kampionatin spanjoll me dy pikë avantazh kundër Realit të Madridit, por nuk e ka luksin që të jetë e qetë sepse madrilenët kanë në favor ndeshjet direkte. Ka diçka pozitive në këtë histori për katalanasit, sepse fatin e tyre e kanë vetë në dorë. Dhe diçka e tillë për një skuadër që ka Lionel Mesin në ekip është shumë. Sepse argjentinasi është rikthyer pas izolimit më i karikuar se kurrë.

Lajmi më i mirë për Barcelonën është se këmbët e Leos janë të freskëta dhe më të karikuara se kurrë. Të njëjtën gjë mund të themi për Antuan Grizmanin, Ansu Fatin dhe Martin Breithueitin. Dhe nëse kjo duket pak, atëherë mos harroni që në fundin e sezonit do të jetë gati edhe Luis Suarez, por me shumë mundësi edhe Osman Dembele. Të gjithë janë shumë të motivuar për të bërë më të mirën në këtë pjesë të mbetur të sezonit dhe janë të bindur se mund të fitojnë si La Ligën, ashtu edhe Ligën e Kampionëve. Luis Suarez do të sjellë golat që kishin munguar deri tani, Grizman do të kërkojë të shkëlqejë për të bindur tifozët që e kanë kritikuar deri tani. Breithueit dëshiron që të luajë shansin e tij për të qëndruar në Katalonjë, pasi deri tani është aktivizuar shumë pak dhe nuk ka shënuar asnjë gol. Rrezikon që të largohet në fundin e sezonit, por edhe mund të mbijetojë nëse bën paraqitje të mira. Nuk duhet të harrojmë Ansu Fatin, i cili kërkon rolin e protagonistit pas një fillimsezoni të shkëlqyer dhe zbehjes së tij me kalimin e muajve. Në fund, Osman Dembele do të bëjë gjithçka për t’u rikthyer. Francezi kërkon që të shkëlqejë për t’u konfirmuar dhe të shtojë ekipet që janë në listë për dëshirat e tij.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com