Sulmuesi drejt largimit nga Barcelona, arabët gati ta “lajnë” me ar

14 Gusht 2020

Aventura e Luis Suarezit te Barcelona është drejt fundit, pavarësisht se sulmuesi katalanas shpreson që të qëndrojë deri në vitin 2022.

Ditën e djeshme mediat spanjolle bënë me dije se “El Pistolero” kërkohet nga klubi arab Al Arabi dhe këta të fundit janë gati që t’i japin rrogë të majme sulmuesit të Barcelonës. Megjithatë, Suarez dëshiron që të qëndrojë edhe për 2 sezone të tjera në kampin katalanas, në mënyrë që të jetë sa më në formë dhe gati për Botërorin 2022.

Kontrata e tij skadon në fundin e vitit 2021, por nëse do të luajë 60% të ndeshjeve, atëherë ajo rinovohet automatikisht edhe për një sezon tjetër. Duke qenë se bisedimet për Lautaron u zbehën, ai mund të qëndrojë.

www.panorama.com