Sulmuesi i Barcelonës zbulon sekretet e blerjes së bujshme katalanase

Luis Suarez në një prononcim për “Revista Barça” ka folur për shokun e tij, Philippe Coutinho, i cili u bashkua me katalanasit në merkaton e dimrit. Sulmuesi uruguaian tregoi momentet e para kur braziliani iku nga Inter për të veshur fanellën e Liverpool-it në 2013-ën.

“E njoh Philippe-n që nga janari i 2013-ës. Ishte shumë i ri kur erdhi te Liverpool-i. Ai nuk kishte luajtur shumë te Inter-i për shkak të lëndimeve që kishte pasur dhe e detyruan që të mos vazhdonte më me ekipin italian. Te Liverpool-i trajneri ia bëri të qartë se çfarë donte dhe ai u përshtat shumë shpejt me ekipin”- tha Suarez.

Më tej uruguaiani shtoi se ishin një grup miqsh shumë të mirë.

“Kemi kaluar shumë kohë bashkë, gratë tona janë mikesha dhe kemi drekuar e darkuar shpesh së bashku. Kur erdha të Barça, i kërkova Stiven Gerrard-it të kujdeset për të, por edhe ai iku te Galaxy. Kështu, Coutinho duhej të merrte përgjegjësitë vetë. Ai është shumë i turpshëm, i qetë dhe ka nevojë t’i japin besim. Ka ndryshuar shumë që nga momenti që e kam njohur nga tani. Kur futet në fushë ai transformohet. Jam i sigurt që këtu do të tregojë shumë si person dhe si lojtar. Ka një kualitet që e bën të ndryshëm. Në debutimin e tij e pamë që ka personalitet. Ai ka një profil që ekipi e pëlqen shumë. Ne i vlerësojmë këto detaje te lojtarët e rinj që vijnë”- përfundoi 31-vjeçari për yllin brazilian. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan