Sulmuesi i Izraelit kërcënon: Ndaj Shqipërisë luaj edhe nëse nuk kam këmbë...

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Tetor 2018 11:13
Ndizet sfida

Fitorja që Izraeli arriti në shtëpi kundër Skocisë ishte tepër e rëndësishme për objektivin e tyre në Grupin 1 në Ligën C, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Entuziazmi është i madh te izraelitët që synojnë të përsërisin të njëjtin sukses edhe kundër kuqezinjve. Në një intervistë për mediat, sulmuesi Moanes Dabour u shpreh se kundër Shqipërisë kërkon të jetë me patjetër në fushë.

“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim ndaj Skocisë, dhe mua personalisht më është dukur si fitorja e parë në karrierë. Më vjen mirë që arritëm të merrnim rezultat, pasi kemi luajtur mirë, kemi bërë futboll të mirë dhe në fund ia dolëm. Ishte ndeshje ku të gjithë lojtarët kërkonin maksimumin dhe Skocia mjaftohej edhe me një pikë. Në ndeshjen ndaj Shqipërisë unë do të luaj edhe nëse nuk kam këmbë”, tha 26-vjeçari.

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike