Sulmuesi i Kukësit në ankth: Familjen e kam në Bergamo, ajo zonë po vuan shumë nga koronavirusi

18 Mars 2020

Goberg Kuper është sulmuesi italo-ganez që iu bashkua Kukësit në dritaren e janarit. 22-vjeçari ka dhënë një intervistë për Tuttomercatoëeb, ku ka prekur çështjen e koronavirusit, teksa mendjen e ka në Bergamo, aty ku ka familjen.

“Familja ime jeton në Itali në një provincë të Bergamos. Do të doja të kthehesha në shtëpi, por është e pamundur tani. Rastet me koronavirus vazhdojnë të shtohen, ndaj më mirë të qëndroj këtu. Jam i shqetësuar sepse shoh lajmet në Itali dhe rastet vazhdojnë të shtohen. Jam mirë dhe po qëndroj vullnetarisht në karantinë. S’kam asnjë simptomë, por mendja ime është në Itali. Jam në kontakt përditë me familjen time. Bergamo është më e prekura dhe sot është e gjunjëzuar, por do të ringrihet. Sa i takon stërvitjes çdo gjë është pezulluar”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan