Sulmuesi rebel, historia kontroverse e futbollistit më të famshëm turk

Ti mund ta lexosh kete ne 6 min.
11 Mars 2018 14:06

Të gjithë i adhurojnë heronjtë. Figura që mban mbi shpatulla shpresat, shpirtin e një populli dhe vetëofrohet për t’u sakrifikuar shihet gjithmonë me krenari. Jo pak herë heronjtë kthehen dhe në simbole kombëtare, duke zënë vendin e lavdishëm në historinë e vendlindjes. Vepra e tyre asnjëherë nuk mund të vihet në dyshim dhe jo më të refuzohet.

Por ish-futbollisti legjendar i Turqisë Hakan Ṣukur ka kaluar nga shkëlqimi ëngjëllor i një heroi të bekuar kur u priu turqve drejt vendi të tretë në kampionatin botëror të vitit 2002 në armikun e përbetuar të vendlindjes sot pas 16 vitesh debutim ëndërrimtar në Kupën e Botës në Kore të Jugut e Japoni.

Jeta e ish-sulmuesit të spikatur të Gallatasarait ka marrë një drejtim dramatik në 5 vitet e fundit. Në vitet ‘90 dhe deri në 2008 kur u tërhoq nga futbolli për t’u bërë pjesë e sferës së politikës, “Demi i Bosforit” ishte ikona e lavdishme e mbarë Turqisë. Hakan Ṣukur ishte një lojtar i klasit të lartë, një nga emrat më të mirë që kishte prodhuar futbolli turk duke qenë ndër të parët lojtarë që fama e tyre kaloi dhe kufijtë e hekurt të atdheut.

Ish-numri “9” i Kombëtares së “Gjysmëhënave” dhe klubit më të suksesshëm të Turqisë, Gallatasarait fitoi njëri pas tjetrit të gjithë trofetë e mundshëm të futbollit elitar turk. Në 2000 Ṣukur dhe kolegët e tij të Gallatas i dhanë Turqisë titullin e parë ndërkombëtar në futboll kur thyen në finale të Kupës UEFA Arsenalin që drejtohej nga Arsene Wenger. Por përveç trofeve të merituar, Sukur mbetet ende një rekordmen në futbollin turk kur në tre periudha aktivizimi me fanellën e Gallatasarait ai ka shënuar plot 295 gola. Për një kohë të gjatë ai preku përjetësinë në vendlindje.

Kurse periudha europiane me Blackburn Rovers në Angli, dhe në Itali me Torinon, Interin dhe Parmën është gati inekzistente, pasi Ṣukur nuk arriti asnjëherë të përshtatej me mentalitetin e futbollit të ligave më të fuqishme europiane. Goli ndaj Koresë së Jugut në finalen e vogël të Kupës së Botës të 2002 ishte maja e ekstazës në jetën e tij dhe me siguri për mbarë popullin turk. Turqia u rreshtua në krah të Brazilit e Gjermanisë si njëra nga superfuqitë e futbollit në atë vit emblematik.

“Kral”-i e mbylli karrierën e tij në vitin 2008 në mënyrën më të mirë të mundshme duke ngritur në qiell titullin e 14-të dhe të fundit personal.

Faza e tij e dytë e jetës nisi si një politikan kur u bë pjesë forcës më të madhe politike që dominon prej 16 vitesh Turqinë, AKP (Partia Drejtësi dhe Progres, që kryesohet nga presidenti Recep Tayyip Erdogan). Në zgjedhjet parlamentare të 2011-s ai u zgjodh si njëri prej anëtarëve të Asamblesë së Madhe Kombëtare falë imazhit të krijuar si futbollist i suksesshëm. Ai ishte një person shumë i afërt i kryeministrit të kohës Erdogan, por dhe mik me klerikun Fethullah Gulen, aleatin e dikurshëm të Erdoganit në qeverisje.

Por lufta për pushtet u acarua midis dy liderëve dhe në 2013 ndodhi ndarja përfundimtare midis Erdoganit dhe Gulenit kur u zbulua skandali i korrupsionit në sistemin gjyqësor të Turqisë. Hakan Ṣukur në shenjë proteste dorëzoi mandatin e deputetit dhe vendosi të qëndronte në pozitat e një politikani të pavarur. Ai kishte zgjedhur në këtë kohë të rreshtohej në krah të Gulenit.

Por në 5 vitet e fundit, shteti turk ka kryer spastrime në të gjitha institucionet e vendit duke nxjerrë jashtë loje elementët subversivë të dyshuar si mbështetës të klerikut Fethullah Gulen. Menjëherë pas shpërthimit të skandaleve korruptive në elitën politike turke dhe sistemin gjyqësor Erdogan vendosi të mbyllte të gjitha shkollat fetare (medresetë) e financuara nga Gulen duke i konsideruar si vatra të terrorizmit.

Ai filloi dhe goditjen ndaj të gjithë personave të dyshuar si mbështetës apo dhe simpatizantë të linjës ideologjike të klerikut Gulen. Dhe jashtë këtij rrethi nuk mund të mos lihej dhe Hakan Ṣukur.

Gjithashtu, Hakan mbahet mend edhe për një fjalim të famshëm në një universitet turk, kur ndër të tjera tha para studentëve të pranishëm: “Jam me origjinë shqiptare, pra nuk jam turk”.

Duke parë situatën politike Given the political climate in a country that was aiming to regain its national identity, those comments weren't well-received.

Në korrik të vitit 2016, Turqia kaloi një krizë të brendshme politike kur një tentativë për grusht shteti nga një grup i lartë ushtarakësh brenda Forcave të Armatosura të Turqisë provoi të përmbyste pushtetin e Erdoganit dhe AKP-së. Ditën e nesërme forcat pro-qeveritare morën situatën nën kontroll duke arrestuar të gjithë komplotistët.

Por në Turqi ekziston një gjendje terrori dhe paranoje ku prej gati 2 vitesh qëndron në fuqi gjendja e emergjencës. Brenda kësaj kohe janë arrestuar mbi 50.000 persona dhe janë shkarkuar nga puna 120.000 të tjerë të konsideruar si armiq të regjimit të AKP-së.

Jeta e Hakan Ṣukurit ishte mbuluar nga re të zeza. Ish-lojtari jetonte i izoluar nga frika e një arrestimi të mundshëm.

Në 2016 ndodhi dhe ndarja përfundimtare me vendlindjen. Në një postim në “Twitter” ai kritikoi regjimin e Erdoganit. Prokuroria e Ankarasë e konsideroi këtë një sulm ofendues ndaj figurës së presidentit dhe kërkoi arrestimin e menjëhershëm të tij, pavarësisht se Sukur këmbënguli se nuk kishte si synim të denigronte figurën e Erdoganit. Në 2 vitet e fundit ai jeton në mërgim. Ai është vendosur në Palo Alto në Luginën e Silikonit të San Franciskos ku drejton një kafene dhe pastiçeri, që prodhon dhe shërben ëmbëlsira dhe pije me përmbajtje kafeine.

Prodhimet e tij marrin vlerësime të mëdha në internet, por ndoshta shumica e tyre nuk e kanë idenë se e kaluara e Hakan Sukur është dhimbshme dhe prekëse.

Ish-heroi i Gallatasarait dhe Stambollit nuk ka mundur t’i gjendet pranë të atit që humbi jetën në burg nga një sëmundje e rëndë. Ai u arrestua si pjesë e grupit që financonte komplotistët e regjimit.

Heroin e dhjetëra miliona turqve e pret vetëm vdekja në atdhe, pasi qeveria turke ka dhënë urdhër të prerë për ta goditur në momentin që vendos këmbë në Turqi. Sot ai jeton shumë larg asaj çfarë po ndodh në atdhe dhe në kushte ekonomike jashtëzakonisht komode. Ai zotëron në SHBA tre makina luksoze dhe një apartament me vlerë 3 milionë paund.

Me siguri që do të duhen shumë vite që regjimi dhe mentaliteti i shoqërisë turke të ndryshohet radikalisht. Deri në atë ditë Hakan Ṣukur do të mbetet një mërgimtar i mallkuar dhe i urryer nga atdheu i tij. Ai nuk pret vetëm kthimin e shumëdëshiruar në vendlindje. Hakan Ṣukur ka nevojë të dëgjojë faljen e popullit që dikur ai e bëri krenar. E kaluara dhe e tashmja e tij duhet të takohen paqësisht./EDS/

Shkëlqeu ndaj Polonisë, Mina ka një mesazh për Barcelonën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:08
Mbrojtësi është i vendosur

Mbrojtësi kolumbian, Yerry Mina bëri një ndeshje fantastike mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë me përfaqësuesen e tij në kuadër të ndeshjes së dytë ne Grupin H. Në përballjen e parë fatkeqësisht humbën 2-1 ndaj Japonisë pasi luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e tretë e takimit, pas daljes me të kuq të mesfushorit Carlos Sanchez.

Mina ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në fitoren 3-0 ndaj Polonisë në “Kazan Arena”, edhe pse “Lojtari i ndeshjes” u shpall mesfushori i Real Madrid i huazuar te Bayern Munich, James Rodriguez. Ai shënoi edhe golin e avantazhit për ekipin në minutën e 40-të të takimit, i pasuar nga Falcao (70’) dhe Juan Cuadrao (75’). Skuadra e Pekerman ia doli që të fitojë tre pikë me shumë vlerë që i mbajnë akoma me shpresa për të kaluar raundin, por kjo do të shihet nëse arrijnë fitore në takimin e fundit ndaj Senegalit.

23-vjeçari në përfundim të takimit ka folur edhe për aventurën e tij të re me ekipin e Barcelonës.

“Për mua Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Nuk dua të largohem nga “Camp Nou” dhe kurrë nuk kam dashur të bëj diçka të tillë. Më pëlqen ai klub, qyteti, njerëzit dhe shokët e skuadrës... gjithçka”- tha lojtari pas ndeshjes së fituar me polakët.

Mina shtoi më tej se ishte i lumtur shumë për arritjen e fitores dhe mbështetjen që i japin shokët e skuadrës.

“Është e mrekullueshme, sepse gjithnjë më mbështesin dhe këto janë momente gëzimi për mua. Tani jam i qetë. I kam bërë gjërat në mënyrën time më të mirë dhe gjithmonë përpiqem që të përmirësohem për të kapur nivelin tim, e cila është ajo që dua më shumë”- përfundoi ylli i ri i katalanasve. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Uruguai dhe Rusia përballen për vendin e parë, nisin llogaritjet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 15:04
Formacionet zyrtare

Pas pak minutash do të nisë të luhet ndeshja e fundit e grupit A në Kupën e Botës mes Uruguait dhe Rusisë. Kjo përballje është e vlefshme vetëm për përcaktimin e vendit të parë të grupit, për shkak se Rusia ka golavarazhin 8-1, që do të thotë se vetëm fitorja i bën punë amerikano-latinëve për të marrë vendin e parë.

Rezultati që do të prodhojë kjo sfidë do të përcaktojë dhe shortin për takimin e radhës, që do të jetë ai i 1/8-ave të Botërorit. Vendi i parë i grupit A do të përballet me vendin e dytë e grupit B, ndërsa vendi i dytë i grupit A do të përballet me të parin e B-së. Që do të thotë se do të bëhen përllogaritjet duke parë që një mes Spanjës dhe Portugalisë do të jetë kundërshtari i tyre direkt për të vijuar rrugën në Botëror.

Në fushë të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarët e tyre më të mirë, duke mos kursyer asnjë, që do të thotë se emocionet do të jenë të pranishme. Me sa duket, lufta për vendin e parë bëhet me “laps e letër në dorë”. Fitorja vlen më shumë për rritje morali. /EDS/

Formacionet zyrtare:

Uruguai – Rusi 16:00

Uruguai: Muslera, Godin, Bentacur, Nandez, Suarez, Torreira, Vecino, Laxalt, Coates, Cavani, Caceres. Trajner: Oscar Tabarez

Rusi: Akinfec, Kutepov, Ignashevich, Cheryshev, Gazinskii, Zobnin, Kudriashov, Al Miranchuk, Samedov, Dzyuba, Smolnikov. Trajner: Stanislav Cherchesov

Gjyqtarë: M. Diedhiou, D. Camara, E. Samba, T. Bamlak

Stadiumi: Samara Arena

Kapaciteti: 44918 spektatorë

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare, fantazisti Nijas Lena bëhet me ekip të ri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:54

Tashmë kanë marrë fund dilemat për të ardhmen e mesfushorit Nijas Lena. Strugani ka arritur marrëveshjen me ekipin e vendlindjes dhe rikthehet në këtë mënyrë në Maqedoni për të vijuar karrierën. “Nijas Lena, një nga futbollistët me karrierë më të pasur në futbollin strugan i bashkohet ekipit tonë. Gjithashtu i urojmë ditëlindjen futbollisti më të ri të FC Struga Trim & Lum”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar, që garon në ligën e dytë të futbollit në Maqedoni. Vjet ky ekip u rendit në vendin e katërt në grupin e perëndimit dhe sivjet kërkon të ngjitet në elitën e futbollit maqedonas.

Sa i takon ofertave për Lenën, edhe Shkupi e donte mesfushorin 32-vjeçar, që verën e shkuar veshi fanellën e Teutës në Kategorinë Superiores. Pas gjashtë muajsh me durrsakët ai u largua, por duke qenë se kishte luajtur në kupat e Evropës me Kukësin, nuk mund të luante në kampionatet që kishin nisur në verë. Kështu ai kërkoi për një tjetër ekip dhe zgjidhja i erdhi nga Gjeorgjia. Me skuadrën e Telavi luajti në nëntë takime dhe më pas u largua.

Lena donte të luante dhe iu krijua kjo mundësi, ndaj edhe rikthimi pranë familjes ishte prioritet. Do kishte dashur të luante sërish në Superiore, por e ka bindur Struga. Në Shqipëri ai ka spikatur me Flamurtarin. Aty ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, teksa ka luajtur me fanellën kuqezi për pesë sezone e gjysmë. Në janar të vitit 2010 linte Milano Kumanovën dhe provonte eksperiencë e parë në Superiore. Tani rikthehet në Maqedoni për të ndihmuar Strugën. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Absurditeti i FIFA-s, i mbani mend këto tre gishta në mes të Shqipërisë?

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:40

FIFA dhe UEFA janë institucione të ndryshme, por pak a shumë funksionojnë njëjtë. Së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes festimi që bënë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Shenja e Shqiponjës ka tërbuar serbët, ndaj edhe FIFA ka nisur procedim. Në fund mund të ketë edhe vetëm gjobë për dy lojtarët me origjinë shqiptare të Zvicrës, por pse duhet të ndodhë diçka e tillë. Të tregosh origjinën tënde nuk përbën krim as provokim.

Granit Xhaka pas golit të barazimit me Serbinë. Festa me shenjën e shqiponjës 

Shqiponjën edhe serbët e kanë në flamurin e tyre fundja. Sigurisht serbëve nuk u pëlqen, por atyre nuk u pëlqen as t’u shënojnë gola? Mos duhet që zviceranët të mos e bënin as këtë?! Nuk është normale dhe e ndershme që simboli kombëtar i një vendi të jetë ofendim për dikë tjetër. Në Serbi kishin fobi nga flamuri shqiptar, që u fsheh edhe në momentin e himnit. UEFA, FIFA e çdo institucion nuk duhet ta tolerojnë diçka të tillë.

Tanimë na del se shqiponja qenka ofenduese, kurse festimi që serbët bënë në ndeshjen me Shqipërinë nuk qenka aspak problem. Ndodhte në minutat shtesë, kur Dusko Tosic asistonte në golin e dytë të fitores 0-2 që Serbia merrte në stadiumin “Elbasan Arena”. Tosic festonte me tre gishtat lart, por UEFA asokohe aq që mori mundimin të merrte ndonjë masë ndaj provokimit të bërë prej mbrojtësit serb. Xhaka e Shaqiri kanë “gabuar” rëndë, kanë treguar se janë shqiptarë dhe kjo përbën “krim”. /EDS/

Xherdan Shaqiri duke festuar golin e fitores me Serbinë

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.