Super ofertë për Sowe, Skënderbeu zihet ngushtë

Pas Caleb Ekuban, një tjetër lojtar që do të përfitojë nga eksperienca në Shqipëri është Ali Sowe. Sulmuesi nga Gambia, i cili ka spikatur me Skënderbeun, po kërkohet nga turqit e Trabzonspor. Lojtari 23-vjeçar i korçarëve erdhi në Shqipëri në huazim dhe tanimë mund të kthehet te Chievo, nëse Skënderbeu nuk dëshiron ta paguajë klauzolën në kontratën e tij. Bardhekuqtë duhet të paguajnë 200 mijë sipas marrëveshjes.

Nëse ata nuk e bëjnë, atëherë do ta bëjë Trabzonspor, sikurse edhe raporton “Fotospor.com”. Për Soëe do të ketë edhe një pagë më të lartë, që varion nga 150 deri në 200 mijë euro. Sipas turqve marrëveshja është shumë pranë. Për Skënderbeun do të ishte një humbje e madhe, pasi bëhet fjalë për një sulmues cilësor, i cili në Superiore këtë sezon ka arritur të shënojë 21 gola dhe kryeson listën e golashënuesve në kampionat, me dy gola të realizuar më shumë se Sindrit Guri.

SFIDA – Vërtetë Trabzonspor ofron 200 mijë euro, por në këtë rast korçarët me siguri nuk do të rrinë duarkryq. Për një klub shqiptar shumë e 200 mijë eurove nuk është e vogël, por te Skënderbeu janë të aftë që ta shesin sulmuesin edhe për një shumë më të madhe, ndaj nuk do të ishte aspak çudi që të blihej dhe më pas të tentohej transferimi i tij, çka do t’u mundësonte atyre të fitonin në aspektin financiar. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjnë drejtuesit e Skënderbeut, që për momentin janë të fokusuar te beteja ligjore me UEFA-n në CAS. Një problem për pjesën e marrëveshjet do të ishte paga. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan