Supergolin e Messit kundër Liverpolit, UEFA e përzgjodhi si më të mirin e Ligës së Kampionëve

09 Gusht 2019

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) zgjodhi golin më të mirë të sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve.

Ky titull u fitua nga Lionel Messi, i cili realizoi një super gol nga goditja e dënimit kundër Liverpoolit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së garës elitare evropiane të futbollit.

Faulli u akordua në minutën e 82-të të ndeshjes, rreth 30 metra larg golit të The Reds, pothuajse në drejtim të mesit të golit.

Lojtari më i mirë i ditës kishte marrë topin dhe e ka dërguar atë përtej “murit të gjallë” duke e mposhtur portierin brazilian, Alisson.

Gjithashtu duhet të theksohet se goditja nuk u ekzekutua si duhet, duke pasur parasysh se argjentinasi lëvizi topin disa metra përpara në krahasim me vendin ku ishte gjykuar goditja e dënimit.

Lexo po ashtu: Zbulohet lista e shkurtër e kandidatëve për më të mirin e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve

Ishte goli i tretë dhe i fitores 3-0 (i dyti i tij i natës) dhe dukej se Barcelona e kishte të sigurt kalimin në finale, por Liverpooli ndeshjen kthyese e fitoi 4-0 dhe më pas shkoi në finale, ku edhe aty fitoi me rezultat 2-0 kundër Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

🎉 Congratulations, Messi! 🎉

🎯 You voted his free-kick v Liverpool as the #GoalOfTheSeason!#UCL pic.twitter.com/roEMCk5TyN

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 9, 2019

www.telegrafi.com