Superiorja dhe Kupa e Shqipërisë, katër ditët e ”betejave”

Nuk ka kohë për pushim për ekipet e Superiores. Që të mërkurën rikthehet Kupa dhe tashmë do të mësohen edhe ekipet që do të shkojnë në finalen e Kupës së Shqipërisë. Nga stadiumi “Zeqir Ymeri” do të vijë emri i ekipit të parë që shkon në finale. Kukësi pret Laçin dhe është i favorizuar pas barazimit pa gola të marrë në ndeshjen e parë në transfertë. Kjo ndeshje luhet prej orës 15:30, kjo pasi duhet përllogaritur edhe mundësia që ndeshja mund të shkojë me penallti.

Në Vlorë luhet gjysmëfinalja tjetër. Flamurtari ka fituar në Korçë falë golit të Danilo Alves, por Skënderbeu ka treguar se mund edhe ta kthejë rezultatin. Vetëm pak ditë pas disfatës në Kupë ia doli të shënonte tre herë në portën e Adis Nurkovic në kampionat. Një takim mjaft interesant, me të dyja ekipet që do të kërkojnë maksimumin në fushën e blertë. Për ekipin e drejtuar nga Shpëtim Duro mjafton një barazim për të shkuar në finale.

KUPA E SHQIPËRISË – GJYSMËFINALET (KTHIMI)
E mërkurë, më 18 prill, 2018
15:30 Kukësi-Laçi
18:30 Flamurtari-Skënderbeu

Kampionati rinis të shtunën dhe fillimisht luajnë ekipet që janë eliminuar nga Kupa. Kamza pret në shtëpi Lushnjën dhe vetëm fitorja u bën punë. Ky takim luhet pa praninë e publikut, pasi vendimit të Disiplinës në mesjavë. Në Shkodër Vllaznia pret Luftëtarin, që tashmë renditet në vendin e katërt në klasifikim dhe synon kupat e Evropës. Për skuadrën e Gjokës situata nuk është aspak e mirë, pasi me humbjen e pësuar në Durrës janë rikthyer të parafundit në renditje. Të dyja këto takime luhen prej orës 16:00

Te dielën zhvillohet dy takime të tjera. Fillimisht luhet derbi i Veriut mes Laçit dhe Kukësit, ndërsa në mbrëmje është një tjetër derbi. Flamurtari pret Teutën, një takim mjaft i rëndësishëm për të dyja ekipet. Java e 30-të e Superiores mbyllet në kryeqytet me ndeshjen me të rëndësishme, atë mes skuadrës së Partizanit dhe Skënderbeut. Korçarët i janë rikthyer rezultateve pozitive, kurse te të kuqtë humbja me Kukësin me shifrat 4-0 i ka prishur balancat. /EDS/

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 30
E shtunë,  më 21 prill 2018
16:00 Kamza-Lushnja
16:00 Vllaznia-Luftëtari
E diel, më 22 prill 2018
16:00 Laçi-Kukësi
19:00 Flamurtari-Teuta
E hënë, më 22 prill 2018
19:00 Partizani-Skënderbeu

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan