Superliga, Java e 30-të përball Europën me mbijetesën

18 Prill 2019

Me titullin kampion që është thjeshtë çështje kohë, Superliga ka ende shumë pikëpyetje që priten të marrin përgjigje javë pas jave, nga europa e deri tek mbijetesa, gjithçka mbetet e hapur. Pas një jave relaksi total, ku shijuan jo vetëm tre pikët në tavolinë por dhe bonusin që i dhurojë Flamurtari, Partizani rikthehet të luajë në një trasnfertë shumë delikate ai ajo kundër Kastriotit. Në shtëpinë e kuqe as që kanë ndërmend të nënvlerësojnë askënd, dëshirojnë të mbyllin sa më shpejt çështjen titull por Kastrioti është një “kockë” e fortë, për vetë pozitat ku ndodhen, ku çdo pikë e lënë do ndërlikojë edhe më shumë objektin e tyre për të mbijetuar mes më të mirëve.

Partizani

Diferenca prej 12 pikësh i jep një qetësi të jashtëzakonshme ekipit të Gegës për të administruar si duhet këtë transfertë. Rivali i tyre, Kukësi, më saktë ekipi që i ndjek, pasi për rivalitet nuk bëhet më fjalë, luan këtë të shtunën një transfertë po aq të ndërlikuar, përballen me Tiranën, një ekip që gjithashtu kërkon me të mirën nga kjo sfidë për tu larguar sa më shumë nga fundi i klasifikimit.

Tirana Kukesi

Sigurisht humbja ndaj Flamurtarit i detyron verilindorët të japin më të mirën, pasi nuk bëhet më fjalë për titull por për të siguruar europën, Flamurtari është aty vetëm një pikë larg. Vlonjatët janë ekipi i momentin, tre fitore në tre ndeshjet e fundit i kanë rikthyer në garë për objektin e tyre kryesore, sigurimi i një vendi në Europë. Këtë të shtunë kuqezitë presin Luftëtarin, një nga tre ekipet që luan për mbijetesë. Si Flamurtari ashtu dhe gjirokastritet po kalojnë një moment shumë të mirë, mbetet për tu parë kush do të triumfojë, europa apo mbijetesa.

Skenderbeu

Sfida tjetër që rezervon java e 30-të është ajo ndërmjet Laçit dhe Skënderbeut, një përballje direkte për europën. Më në fund, Teuta mund të shijojë tre pikët, kjo falë pezullimit të Kamzës, këtë herë është radha e bregdetarëve të marrin fitoren në tavolinë.
(BalkanWeb)

www.balkanweb.com