Superliga/ Vazhdojnë largimet te Luftëtari, kriza financiare prek edhe stafin teknik

09 Dhjetor 2018
Superliga/ Vazhdojnë largimet te Luftëtari, kriza financiare prek edhe stafin teknik

Skuadra e Luftëtarit është në krizë financiare dhe kohët e fundit, problemet te klubi gjirokastrit janë shtuar ndjeshëm. Pas largimeve të portierit Burgovski, Melkas, sulmuesit Gurma dhe Lejdi Liçaj, tashmë është larguar një pjesëtar i stafit teknik. Bëhet fjalë për Franko Paskualetin, një mik i vjetër i teknikut Mezani. Ishte pikërisht tekniku vlonjat ai që e kishte kërkuar italianin të ishte pjesë e stafit të tij, por tani rrugët e tyre janë ndarë. Nga krerët e skuadrës së Luftëtarit mësohet se për shkak të problemeve financiare, italiani është larguar nga klubi gjirokastrit. (o.k/BalkanWeb)

www.balkanweb.com