”Supermarket” Skënderbeu, tre titullarë në shënjestër

Të gjithë i kanë sytë nga CAS, pasi aty do të vendoset edhe e ardhmja e klubit korçar. Lënia në fuqi e dënimit të dhënë nga UEFA ne shumë mundësi do të sjellë shpërbërjen e ekipit, ndaj edhe shumë klube po tentojnë të bindin disa prej xhevahirëve të kampionëve. Njëri prej klubeve është Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë patën në stadium në finalen e kupës kundër Laçit trajnerin Qatip Osmani dhe James Adeniyi ishte emri i parë që doli në skenë për një kalim te tetovarët.

Por tani janë edhe dy lojtarë të tjerë që i duan te Shkëndija. Gazeta “Sport Ekspres” shkruan se Gledi Mici dhe Sabien Lilaj janë dy lojtarët që pëlqehen më së shumti nga tetovarët dhe do tentojnë t’i afrojnë në skuadrën e tyre. Mbrojtësi i linjës së majtë ka edhe një vit kontratë, ndaj edhe duhet paguar për kartonin e tij. Në Greqi dhe Turqi gjithashtu e duan. Për Sabien Lilajn situata është tjetër. Mesfushori del lojtar i lirë, por në Korçë plani është që të rinovojnë me të dhe më pas ta shesin. Deri më tani nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Jo vetëm këta dy lojtarë janë në shënjestër nga jashtë. Kristi Vangjeli, mbrojtësi i djathtë i Skënderbeut, ruan kujtime të bukura nga eksperienca e tij në Greqi me Aris Selanik, që sërish e do mbrojtësin. Sipas “Panorama Sport”, klubi grek madje i ofron edhe shiritin e kapitenit për ta bindur. Vangjeli është në fund kontrate dhe lirisht mund të ndryshoje skuadër, por do dëshironte shumë që të luante në Champions me Skënderbeun fillimisht. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan