Surprizë në raundin e dytë të Indian Wells, eliminohet një emër i madh

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Mars 2018 14:43

Pas eliminimit të Maria Sharapova, një tjetër emër i madh mbylli aventurën e tij në Indian Wells. Novak Djokovic u eliminua nga raundi i dytë i këtij kompeticioni, pasi u mund nga Taro Daniels, i cili pozicionohet në vendin 109 në renditjen e përgjithshme ATP. Ish-numri një i Botës, u mposht 7-6 (7-3), 4-6, 6-1 nga japonezi. Për Djokovic ishte prezenca e parë që pas dëmtimit në vetull, që pësoi në Janar, çka e pengoi edhe në fitimin e Australian Open”. Gjithsesi të gjithë prisnin që tenisti serb të mos haste shumë vështirësi përballë Taro Daniels, por pas 2 orë e 30 minutash lojë, rezultati final ishte komplet ndryshe. Dhe vet 30-vjeçari u shpreh i befasuar pas ndeshjes, duke pranuar se u ndje nervoz: “Ishte e çuditshme. Kisha ndjesinë sikur po luaja ndeshjen time të parë në këtë turne, ishte shumë e çuditshme. Humba plotësisht ritmin, gjithçka ngeci. Ishte kënaqësi që isha sërish në fushë, pas operacionit, por nga ana tjetër nuk u ndjeva shumë mirë. Ndihesha i nervozuar. Bëra shumë gabime. Operacionin e bëra vetëm para 5-6 javësh, por e mora veten shpejt dhe mendova të marrë pjesë.”

Nga ana tjetër edhe vet Daniels pranoi se Djokovic nuk ishte në nivelin e tij të zakonshëm: “Ai dukshëm nuk ishte në formën e tij më të mirë, dhe për këtë arsye përfitova dhe dola në avantazh. Edhe pse humba setin e parë, kisha shpresa se mund t’ia dilja mbanë. Rezistova deri në fund dhe jam krenar për këtë fakt.” /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike