Suso arrin marrëveshje me Sevillan, në pritje të finalizimit kontratës mes klubeve

27 Janar 2020

Anësori i Milanit, Suso, ka arritur marrëveshje me Sevillan, ndërkohë që dy klubet janë akoma duke i përpunuar detajet.

Spanjolli e ka humbur vendin në formacionin bazë të Rossonerëve dhe është lidhur me një kthim në La Liga qe një kohë.

Lexo po ashtu: Suso afër transferimit te Sevilla

La Gazzetta dello Sport raporton se ai tashmë ka arritur marrëveshje për katër vjet e gjysmë me klubin andaluzian.

Megjithatë, dy klubet po negociojnë për numrin e ndeshjeve që duhet të luajë Suso në huazimin e tij, në mënyrë që më pas kontrata të bëhet e përhershme.

Sevilla do ta huazojë lojtarin për 18 muaj me obligimin për ta blerë në verën e vitit 2021 për një shumë ndërmjet 20 dhe 25 milionë euro. /Telegrafi/

www.telegrafi.com