Suso: Pas rrëmujës së kinezëve, me amerikanët gjithçka ndryshoi

14 Tetor 2018

Rikthimi i Milanit me tre fitore radhazi ka kaluar nga këmbët e tij dhe madje me Spanjën filloi të provojë se si është të luash titullar. Suso është duke përjetuar një moment të artë, sidomos pas dy asisteve në Cardiff kundër Uellsit dhe kjo varet nga qetësia e gjetur në Milano si në nivel personal ashtu edhe në grup. Në fakt, fantazisti ka pranuar se në muajt e fundit gjendja e kuqezinjve ka pasur një ndryshim rrënjësor: “Pas rrëmujës së kinezëve, tani me amerikanët është qetësuar. Ata kanë afruar legjendat e klubit si Maldini dhe Leonardo, njerëzit që e njohin futbollin dhe klubin”.

Fjalë të ashpra kundër Yonghong Li dhe vlerësim të madh ndaj legjendave milaneze, por ish-kapiteni nuk është i bezdisshëm: “Paolo vëzhgon shumë dhe flet pak, e vërteta është se ai imponon veten për atë që ai është, kjo më bën të ndihem i vogël, por ai është gjithmonë i afërt”, deklaroi ai në një intervistë me “Marca”. Brenda dhe jashtë fushës marrëdhëniet me Rino Gattuso-n janë të shkëlqyera: “Në stërvitje dhe në ndeshje është njëlloj si kur ai luante futboll, ai vendos pasionin dhe intensitetin. Ju mund të flisni me të për gjithçka, si person është numri një”.

Dhe larg nga fusha qetësia e fantazistit është e dukshme: “Unë jam shumë i qetë, po pres që fëmija që do të vijë në jetë në javët e ardhshme do të quhet Alessio. Unë jetoj shumë i qetë në një qytet që më pëlqen shumë dhe ka gjithçka. Nëse rinovoj është për të dhe për të dashurën time Alicia. Unë kam shënuar dy gola në Sassuolo dhe më bëri të zemërohesha pak që nuk ia kushtova atyre golat, por unë e di se ishte një moment delikat për klubin, kemi ardhur nga tre barazime radhazi”.

Suso nuk ndjen dallime të mëdha midis Spanjës dhe Milanit, falë udhëzimeve teknike: “Luis Enrique është një tip i drejtpërdrejtë si Gattuso dhe taktikisht ai nuk është trajner tipik spanjoll. Ai është shumë i përpiktë, ai analizon rivalët e tij tërësisht. Loja pastaj nuk ndryshon shumë. Edhe Milani dëshiron të mbajë posedimin, unë filloj nga krahët për të shkuar në qendër”. 25-vjeçari pranoi se në Itali ka mësuar shumë: “Këtu futbolli është shumë taktik dhe nga sulmi pritet shumë, me mbrojtje shumë të organizuara. Ai më përmirësoi”. Ndoshta ky ishte një sinjal për qëndrimin në Milanello, i kombinuar me dëshirën për të rinovuar kontratën mund të bëjë tifozët e kuqezinjve të shpresojnë… /EDS/

*******************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.