Sylvinho këshillon Barcelonën: Kthejeni Neymarin, shiteni Coutinhon dhe mbajeni Arthurin

22 Maj 2020

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Sylvinho i është bashkuar debatit mbi planet e gjigantit katalunas për të blerë Neymarin nga Paris Saint-Germain.

Sylvinho, ish-trajneri i Lyonit, ka parë Neymarin teksa punonte në Francë, ndërsa nuk ka hezituar ta këshilloj ish-klubin e tij, Barcelonën.

Braziliani i ka thënë Barcelonës se duhet ta rikthej Neymarin, ta shesë Philippe Coutinhon dhe ta mbajë mesfushorin Arthur.

Lexo po ashtu: Xavi i thotë Barcelonës të rikthejë Neymarin dhe të refuzojë transferimin e dy sulmuesve të tjerë

“Ka shumë faktorë përcaktues pas kësaj, siç është çështja ekonomike. Por, kush do t’ju tregojë se Neymar nuk mund të kthehet? Ai është një lojtar shumë i kompletuar, i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Sylvinho për Mundo Deportivo.

“Unë i dua këta lloj lojtarësh, kjo i bën sytë tuaj të shkëlqejnë. Kapaciteti i tij individual është i jashtëzakonshëm”.

Sylvinho komentoi edhe të ardhmen e Coutinho dhe Arthurit te Barça.

Lexo po ashtu: Coutinho dëshiron t’i bashkohet Chelseat

“Coutinho ka shumë cilësi, por nuk funksionoi për Barçën, shpresojmë nëse kthehet në Barcelona ai mund të triumfojë, nëse jo te Barça ai do të triumfojë në ndonjë klub tjetër të shkëlqyeshëm”.

“Arthur është një lojtar i shkëlqyeshëm, ne punojmë me të në ekipin kombëtar, ai ka projeksion dhe cilësi, ai mund ta bëjë lojën më vertikale, të luajë më përpara. Është i ri, ai ka një cilësi tjetër”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com