Szczesny: Kemi mundur ta shmangim golin e barazimit

10 Prill 2019
Szczesny: Kemi mundur ta shmangim golin e barazimit

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, mendon se skuadra e tij do të triumfojë në Torino dhe do të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër luajti baras (1-1) në sfidën e parë çerekfinale kundër ekipit holandez para tifozëve në Amsterdam, ndërsa takimin kthyes e zhvillon para tifozëve të vet.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Juventus

“Nuk ka dyshim se kemi mundur ta shmangim golin e barazimit. Na mungoi përqendrimi dhe ata shënuan një gol të bukur”.

Wojciech Szczesny (Foto: Lars Baron/Getty Images/Guliver)

“Jemi të pakënaqur me rezultatin, por bëmë paraqitje të mirë, ishim solidë në mbrojtje dhe u përpoqëm t’i godisnim. Tash po shkojmë në Torino dhe duhet të fitojmë”.

“Mund ta shihni çfarë cilësish ka Ajaxi dhe mënyra si luajnë, është një skuadër agresive, por ne e kemi dëshmuar ndaj Ateltico Madridit se dimë si të fitojmë në shtëpi në këtë garë”, ka deklaruar portieri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

www.telegrafi.com