Szczesny kritikohet për humbjen e pësuar nga Juventusi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
8 Nëntor 2018 19:06
Gardiani gaboi në golin e dytë

Një pavendosmëri që çoi në autogolin e Alex Sandro-s dhe i kushtoi pikët Juventusit. Portieri i bardhezinjve, Szczesny është në bankën e të akuzuarve për humbjen kundër Manchester United. Portieri mori mjaft kritika nga ikona e :Djajve të kuq, Paul Scholes.

“Ai nuk e ka bërë mirë punën e tij, është pika e dobët e Juves. Ai mund të klithe dalë, por u tregua i pavendosur. Hoqi jo pak për 5 vite tek Arsenali dhe nuk më duket se është përmirësuar”, deklaroi Scholes.

Edhe pse këta janë dy golat e parë të pësuar në Champions nga Szczesny në këtë sezon, edhe Owen Hargreaves mbështet tezën e ish shokut të ekipit. “Ky ekip është përgatitur për të fituar Ligën e Kampioneve dhe njerëzit pas kuintave po mendojnë se mund të kenë humbur disa shanse, tani që Buffon u largua”, deklaroi ish lojtari i United. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike