Szczesny thotë se është më i miri: Kam ulur në bankë portierin më të mirë në botë dhe atë më të mirin në histori

06 Shtator 2019

Wojciech Szczesny është njëri nga portierët më në formë në Evropë.

Polaku që katër vite është pjesë e futbollit italian, ku qëndroi për dy sezone i huazuar te Roma dhe nga viti 2017 u ble nga Juventusi.

Sa ishte te Roma, Szczesny ishte portier i parë dhe rezerva e tij ishte braziliani Alisson, portieri më i mirë i vitit 2019.

Ndërkohë tani polaku është portier i parë te Juventusi dhe në bankë ka njërin nga më të mirët në histori të futbollit, Gianluiggi Buffon.

Wojciech Szczesny dhe Alisson Becker sa ishin te Roma. (Photo by Luciano Rossi/AS Roma Getty Images)

29-vjeçari ka thënë me shaka për mediat polake se është portieri më i mirë në botë dhe më i miri në histori.

“Kam thënë që kur isha te Roma, Alisson është portieri më i mirë në botë por e ula në bankë. Tani te Juventusi, në bankë është portieri më i mirë në histori dhe natyrisht unë jam portieri më i mirë në botë dhe në histori”, u shpreh Szczesny.

Polaku u shpreh se ardhja e Buffon e ka ndihmuar atë për shkak se është një portier i jashtëzakonshëm

Buffon dhe Szczesny

“Sigurisht ardhja e Buffon më bën mirë pasi është një portier i jashtëzakonshëm dhe është lëvizje e mirë për mua dhe Juventusin. Mundësia për t’u stërvitur, folur dhe qëndruar me të nuk mund të blihet ndërsa unë do të isha budalla nëse nuk do të mësoja”, u shpreh portieri polak. /Telegrafi/

www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan