Takim i fshehtë mes presidentëve të Barçës, PSG dhe Juves

Në Madrid u zhvillua një takim mes presidentëve të klubeve më të mëdha të Evropës, të cilët janë pjesë e shoqatës së klubeve evropiane. E përditshmja spanjolle “AS” publikoi një video, ku kreu i Barçës, Jose Maria Bartomeu, presidenti i PSG-së Nasser Al Khelaifi dhe ai i Juves Andrea Agnelli, të cilët u larguan nga i njëjti hotel, Gran Meliá Felix Hotel në mbasditen e së premtes

Sipas “AS” ka pasur takim mes presidentëve, ku Bartomeu dhe Al Khelaifi folën për transferimin e mundshëm në Katalonjë të Adrien Rabiot, i cili pëlqehet së tepërmi nga blaugranat. Ndërkohë që Ousmane Dembele prej kohësh ndiqet nga klubi parisien, e kështu është diskutuar për një shkëmbim të mundshëm.

Por Rabiot pëlqehet edhe nga Juventusi, e kjo shpjegon praninë e numrit 1 të klubit. Mesfushorit i përfundon kontrata në verën e 2019-ës dhe atij i është ofruar rinovimi nga klubi parisien. Por vetë lojtari ka refuzuar të firmosë kontatën e re, duke sjellë pakënaqësi te drejtuesit. Ata e kanë kërcënuar se ai nuk do të luajë gjatë gjithë sezonit nëse nuk rinovon, por mesfushori nuk ka ndryshuar qëndrim.

Ndërkohë parisienët janë gati të bëjnë një ofertë për Dembele-në, i cili u mor si zëvendësues i Neymar-it, por te katalanasit nuk ka dhënë atë që pritej. Kostoja totale e tij shkoi në 145 milionë euro. Te Barça janë në pritje të një oferte të kënaqshme nga PSG dhe nëse ajo vjen do ta lënë lojtarin të ikë. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.