Takim në zyrat e Ministrisë së Financave, Liga e Profesionistëve refuzon ftesën e Fidel Yllit

13 Shtator 2020

Liga e Profesionistëve nuk ka ndërmend të bëj hapa pas e as të jetë pjesë e takimeve formal, kërkon plotësim të kushteve, katër kërkesave, në të kundër bojkoti do të vijoj pa afat. Kryeministri Rama delegoi Fidel Yllin si negociator me aktorët e Superligës për të gjetur një zgjidhje por propozimi i parë i deputetit të partisë socialiste është refuzuar nga sekretari i përgjithshëm i Ligës, Dritan Kadia, njëkohësisht personi përgjegjës për të diskutuar me përfaqësuesin e qeverisë, në këtë rast Fidel Ylli:

Liga Profesionistwve

I nderuar zoti Fidel,
Më duhet tju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qef dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.
Duke ju falënderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.
Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.
Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.
Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.
Tiranë, më 13 shtator 2020

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan