Talentet e U-17 në vëzhgimin e Mustedanagiç

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
28 Shkurt 2018 11:57
Trajneri vazhdon seleksionimet

Një seleksionim i Kombëtares së 17-vjeçarëve ka nisur prej dy ditësh në Durrës, ku 23 futbollistë janë në vëzhgimin e trajnerit Mustedanagiç, i cili do të nxjerrë edhe listën përfundimtare për nisjen zyrtare të sezonit.

Për më shumë shihni videon gjatë seancave stërvitore

 

Fotoja i nxjerr zbuluar, ofertë nga Kosova për portierin e Vllaznisë

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:08

Samuel Nikaj vjet ia doli të renditej i pari me Kastriotin në grupin e A të Kategorisë së Parë, çka u mundësoi krutanëve të rikthehen në elitën e futbollit shqiptar. Një vit më parë e kishte arritur diçka të tillë edhe me Flamurtarin e Prishtinës, ndërkohë që do e synojë tashmë me Vushtrrinë. Shkodrani është emërua në krye të kësaj skuadre dhe tanimë po mendon për të bëër afrimet e duhura që të realizojë objektivin.

Sytë i ka hedhur edhe nga Shqipëria dhe janë disa lojtarët që dëshiron t’i ketë pjesë të ekipit të tij. Në daljete  tij mediatike nuk ka dashur të zbulojë emra, por së fundmi ka postuar një foto në “Insta Story”. Nikaj shfaqet me portierin Erind Selimaj, i cili e mbylli sezonin me Vllazninë. Ende ai nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin e ri, por momentalisht ai e ka marrë një ofertë nga Vushtrria. Sigurisht që do të flasë edhe me drejtuesit e kuqebluve dhe më pas do ta ndajë mendjen.

 Fotoja e postuar sot nga Samuel Nikaj. Selimaj në krah të trajnerit

Selimaj është 29 vjeç dhe prej pesë sezonesh është pjesë e Vllaznisë. Më parë ka luajtur edhe me Adën në Kategorinë e Parë, si dhe me Luftëtarin në elitë. Në dy sezone me kuqeblutë ka qenë portier i dytë, duke luajtur në total vetëm 7 ndeshje. Sezoni më i mirë ka qenë ai 2014-2015, kur luajti 28 takime si titullar. Edhe vjet e nisi si numri një i portës, por pas 10 ndeshjesh u preferuar i riu Alen Sherri, i cili luajti nga minuta e parë deri në fund të kampionatit. Selimaj dëshiron të dijë pozicionin e tij dhe të vendosë se ku do të aktivizohet sezonin e ardhshëm. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

E ardhmja e Mërgim Mavrajt, gjithçka e qartë te Hamburger SV

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 13:45
Shumë pikëpyetje

Hamburger SV ka zbritur në fushën e blertë dhe nën urdhrat e trajneri Christian Titz janë vënë plot 24 lojtarë. Grupi ende nuk është i plotë dhe kjo jo pa arsye. Albin Ekdal, Filip Kostic dhe Gotoku Sakai ndodhen në Rusi, pasi janë pjesë e kombëtareve të tyre që marrin pjesë në kampionatin botëror. Por ka edhe nga ata lojtarë që janë lënë pushim më shumë se të tjerët. Asgjë nuk është rastësore, pasi prej kohësh është vendosur që një pjesë e lojtarëve kryesorë të largohen.

Është programuar që nga largimet të kursehen rreth 12 milionë euro paga. Vetëm Mërgim Mavraj përfiton rreth dy milionë euro, një shifër e konsiderueshme. Shitja e tij do të sillte të ardhura të rëndësishme dhe momentalisht është lënë pushim nga klubi. Me shumë mundësi  nuk do t’i bashkohet më skuadrës gjermane, ashtu sikurse edhe shokët e tij të skuadrës: Alen Haliloviç, Bobi Wood, Walace dhe Kyriakos Papadopoulos.

Edhe këta ende nuk kanë nisur përgatitjet, ndërkohë që Mavraj dhe braziliani Walace kanë qenë prej muajsh të dënuar për t’u stërvitur me ekipin e dytë. Tanimë sfida tjetër e Hamburger SV është që t’i shesë lojtarët e zhvlerësuar. Rënia nga Bundesliga normalisht që bën që për shumicën e futbollistëve çmimi të ketë rënë. Mavrajt dhe brazilianit i shtohet edhe fakti që nuk kanë luajtur prej muajsh. Gjatë kësaj periudhe ka pasur zëra për transferimin e mbrojtësit në Turqi ose në Arabinë Saudite, por ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete. Gjithsesi shumë shpejt mund të ketë të reja për lojtarin e kombëtares. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Luftëtari prish kontratën me mesfushorin, zbulohet e ardhmja

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 12:26
Superiorja në sulm

Luftëtari po ristrukturon skuadrën për ndeshjet që do të luajë në Europa League kundër Ventspils, teksa ka afruar shumë futbollistë që nga reparti i mbrojtjes e deri në sulm. Megjithatë, për t’iu hapur vendin të afruarve, stafi teknik i drejtuar nga Milos Kostiç ka bërë edhe largimin e disa elementëve që shiheshin si të padobishëm për objektivat e ekipit.

Eri Lamçja është një prej emrave të sakrifikuar për të ardhmen. Djaloshi nga Elbasani, i cili ka luajtur më parë për Teutën në Superiore, tashmë është lënë jashtë fazës përgatitore që po zhvillohet në Slloveni.

Ekipi i drejtuar nga Kostiç nuk e ka llogaritur 25-vjeçarin që shënoi 25 gola këtë sezon. Lamçja luan në mesfushë dhe si sulmues i dytë, ndërkohë që vendi i tij duket se është zënë nga lojtarët e rinj që janë afruar këtë verë.

Eduasportin.com mëson se elbasanlliu pothuajse e ka prishur marrëveshjen me drejtuesit gjirokastrit, ku tashmë pret që të marrë dokumentacionin dhe të jetë futbollist i lirë. Por, për të ka kërkesa nga skuadra të elitës, megjithatë, asgjë nuk është zyrtare për momentin.

Destinacioni – Opsioni i mundshëm për të ardhmen e ish-lojtarit të Teutës është rikthimi tek Elbasani, skudër ku ai ka debutuar si lojtar profesionist edhe në Kategorinë Superiore. Padyshim që është një objektiv real, duke parë që verdheblutë kanë nisur të organizohen më së miri për vitin e ardhshëm futbollistik, ku kërkojnë që të jenë konkurrentë të denjë për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Megjithatë, për Lamçjan parësore është Superiorja. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Erjon Vucaj-Reginaldo, firmat që mungojnë akoma

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 11:47
Situata me fantazistin dhe sulmuesin

Janë bërë disa zyrtarizime në Superiore, por ka edhe lëvizje që kanë mbetur pa u finalizuar. Arsyet janë të ndryshme, kryesorja ka të bëjë me kontratat që kanë me ish-ekipet e tyre. Kukësi dhe Luftëtari janë dy klubet që kanë qenë më shumë aktive në merkato deri më tani, duke bërë një sërë lëvizjesh. Gjithsesi do të ketë sërish afrime, madje janë dy lojtarë që kanë gjetur akordin, por akoma nuk kanë nënshkruar kontratat.

REGINALDO – Sulmuesi shkëlqeu vjet me Laçin, teksa shënoi 18 gola në kampionat dhe 3 në Kupë. Njërin prej tyre ia realizoi pikërisht Kukësit, duke e eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët, duke parë rendimentin e sulmuesit nga Mozambiku, i kanë bërë një ofertë dhe Reginaldo e ka pranuar. Por i duhet të zgjidhë çështjen e kontratës me Laçin, pasi në një nga klauzolat e saj parashikohej se në rast kualifikimi në Europa League, sulmuesi do të duhet të vijonte të qëndronte pjesë e kurbinasve. Sulmuesi pretendon se është i lirë dhe pa përfunduar aventura evropiane e bardhezinjve nuk mund të firmosë me asnjë ekip. Për sezonin e ri ai e ka mbyllur me Kukësin, por më parë do të duhet të paguajë gjobat, pasi zor do të jetë që Laçi të mos i aplikojë.

ERJON VUCAJ  - Mesfushori, pas një sezoni të mirë me Vllazninë, mori një ofertë nga Luftëtari dhe e ka pranuar atë. Momentalisht shkodrani ndodhet në Slloveni me gjirokastritët dhe po stërvitet normalisht me  ta. Gjithsesi ende nuk e ka marrë lejekalimin nga Vllaznia. Veç faktit që ka kontratë edhe për një vit, problem tjetër është se duhet të presë emërimin e administratorit të ri. Kuqeblutë mund edhe ta lirojnë Vucajn. Me Luftëtarin mungon vetëm firma, pasi akordi është gjetur prej kohësh. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.