Talenti 14-vjeçar i Dortmundit shënoi het-trik për tetë minuta në grupmoshat U-19

26 Gusht 2019

Më i miri në moshat U-15, U-17 dhe U-19, Youssoufa Moukoko ka marrë vëmendjen e të gjithëve te Borussia Dortmundi.

Talenti 14-vjeçar u transferua në vitin 2016 te skuadra gjermane nga St Pauli, duke shënuar 33 gola në 21 paraqitje në një sezon të vetëm me grupmoshat U-15 të BVB-së.

Forma e lartë e Moukokos ka vazhduar edhe në grupmoshat U-17, ku ka  arritur që brenda një sezoni të shënojë 50 gola në 28 ndeshje.

Future @DFB_Team legend Youssoufa Moukoko with 3 first half goals today. He’s truly incredible. pic.twitter.com/yQiRx1FIt6

— Con Griffey Jr. (@Condre3k) August 25, 2019

Më pas ai kaloi te grupmoshat U-19, gjersa në debutimin e ti kishte shënuar gjashtë gola, e që arriti në kuotën e nëntë golave nga katër ndeshje në këtë vikend, e që realizoi het0-trik për tetë minuta në fitoren 6-2 ndaj Arminias.

Lexo po ashtu: Dortmund ka një super talent, 13-vjeçari Moukoko ka realizuar 30 gola në 16 ndeshje (Video)

Moukoko e hapi llogarinë e tij të golave në minutën e 25-të, për të vazhduar më pas në të 28-në dhe 32-ën.

Lojtari 14-vjeçar shihet si një lojtar që ka të ardhme të ndritur, e që Dortmundi mund të përfitojë shumë nga talenti i tij. /Telegrafi/

www.telegrafi.com