Talenti i Brazilit kërkon falje për gabimet në Botëror

Talenti i Brazilit kërkon falje për gabimet në Botëror

Pas citores së “Qytetarëve” për trofeun e Comunity Shield kundër Chelsea-t të dielën, Gabriel Jesus u kthye te shfaqja që bëri në Kupën e Botës, në të cilën Brazili u eliminua në fazën çerekfinale nga Belgjika me rezultatin 2-1.

Sulmuesi nuk shënoi asnjë gol dhe për më tepër nuk dha asnjë asist gjatë pesë ndeshjeve që luajti me fanellën e Brazilit, tashmë kthehet të flasë duke treguar se e ka kuptuar se ku ka gabuar. “Jam menduar gjatë për atë që ndodhi në Rusi, u tregova individualist”, tha ish-sulmuesi i Palmerias.

“E di që nuk kam bërë atë që duhej bërë në Kupën e Botës. Unë mund të kisha dhënë më shumë. Është në dorën e atyre që janë në fushë për t’u përgjigjur. Por, ajo që është e mirë është se kam mësuar dhe se do të mbetet një mësim për mua, që të mos bëj të njëjtat gabime”.
Gabriel Jesus, 21 vjeç, duhet përsëri këtë vit, të konkurrojë me Sergio Aguero te Manchester City për një fanellë titullari. Ai ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2023 me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.