Talenti i Dortmundit i jep fund karrierës, pas lëndimit tragjik që pësoi tri vite më parë

01 Korrik 2019

Dario Scuderi konsiderohej njëri ndër talentët më të mëdhenj në futboll, mirëpo fatkeqësia që i ndodhi në vitin 2016, ia mohoi realizimin e ëndrrave.

Tani, në moshën 21-vjeçare, mbrojtësi var përfundimisht këpucët në gozhdë për një arsye tejet tragjike.

Tri vite më parë, talenti italian pësoi një dëmtim të rëndë në gju, por gjatë gjithë kësaj kohe ai luftoi për të mos e lënë përgjysmë ëndrrën për t’u bërë profesionist.

Three years ago, Dario Scuderi (BVB II) suffered a horrific knee injury.

After continuous fighting and intensive rehab, he has decided to end his professional career in fear of relapse.

You’ll forever be part of the Dortmund family 💛 pic.twitter.com/MgDFdPrhaF

— Borussia Dortmund (@BlackYellow) June 30, 2019

Incidenti ndodhi më 14 shtator 2016 në ndeshjen e “Youth League”, mes Borussia Dortmundit U-19 dhe rivalëve të Legias së Varshavës.

Ligamentet e gjurit u këputën plotësisht dhe doktorët konfirmuan një frakturë të dyfishtë. Nëntë operacione dhe rreziku për të prerë edhe këmbën bënë që më në fund, talenti i kombëtares U-19 të Italisë të dorëzohej.

Skuadra gjerman nuk ka harruar ta kujtojë momentin tragjik që ndodhi tri vite më parë, e që natyrisht se është një moment i hidhur për botën e futbollit, pasi mbrojtësi i talentuar u pensionua. /Telegrafi/

www.telegrafi.com