Talenti i Realit, Cristo Gonzalez, po transferohet te Udinese

16 Korrik 2019

Udinese  ka arritur marrëveshje me Cristo Gonzalez, që ta transferojë atë nga Real Madridi në këtë afat kalimtar.

Sulmuesi 21-vjeçar është pajtuar me kushtet personale të ofruar nga skuadra italiane, derisa do të kalojë në Serie A në formë huazimi nga Los Blancos me të drejtë blerje.

Sipas Marca, marrëveshja për huazim do të kompletohet në shumën e 1.5 milionë euro, derisa sot (16 korrik) talenti spanjoll do të fluturojë për në Itali për testet mjekësore.

Cristo Gonzalez kundër Real Betisit (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Në garë për Gonzalez thuhet se ishin edhe skuadrat si, Leganes, Granada, Espanyol, Valladolid dhe Levante, mirëpo lojtari e pëlqeu kalimin te Udinese.

Lexo po ashtu: Real Madridi ende i hapur për shitjen e nëntë lojtarëve

Sulmuesi qendror ka luajtur te Real Madrid Castilla dhe në sezonin e kaluar ka shënuar 22 gola në 41 paraqitje, derisa ka luajtur edhe 44 minuta në La Liga.

Talenti 21-vjeçar mund tĂ« qĂ«ndrojĂ« pĂ«rfundimisht te skuadra nga Serie A, nĂ«se nuk arrin t’i bind madrilenĂ«t qĂ« ta rikthejnĂ« nĂ« klub nĂ« verĂ«n e vitit 2020. /Telegrafi/

www.telegrafi.com