Tani është koha, në Vlorë presin FLAMURTARIN

Flamurtari në gjashtë ndeshjet e fundit ka marrë vetëm dy pikë falë barazimeve me Teutën dhe Kamzën, ndërkohë që fitoren e fundit e ka regjistruar me Lushnjën e vendit të fundit. Luftëtari, Vllaznia, Laçi dhe Partizani kanë triumfuar me vlonjatet, që tanimë nga vendi i dytë në tabelën e klasifikimit kanë zbritur në të gjashtin, me një diferencën prej tetë pikësh me Kukësin e vendit të dytë, që të shtunën e ka kundërshtar në shtypi.

Kjo periudhë pushimi e kampionatit i ka shërbyer trajnerit Shpëtim Duro dhe futbollistëve të tij për të marrë veten, pasi sigurisht rezultatet e regjistruara kanë bërë që edhe gjendja psikologjike e lojtarëve të mos jetë më e mira. Në takimin me Kukësin stafi teknik do ta ketë grupin e lojtarëve më të plotë. Rikthehen nga pezullimi Bicaj dhe  Siljanovski, ndërkohë që edhe infermieria po shkon drejt boshatisjes.

Lojtari i vetëm me probleme është braziliani Zhuffo, i cili me shumë mundësi e ka mbyllur sezonin. Muarem Muarem është lojtari që po pritet nga të gjithë dhe është në dyshim për ndeshjen me Kukësin. Për fantazistin e ardhur nga kazakët e Aktobe mund të ketë minuta që në ndeshjen me verilindorët, kjo në varësi të lojës, pasi trajneri Duro nuk do ta rrezikojë mesfushorin, pasi ka edhe shumë ndeshje të tjerë të rëndësishme dhe gatsishmëria e tij në këto momente është e rëndësishme.

Me mbrojtjen që tanimë është e plotë, repart ky që ka pasur probleme së fundmi, pasi janë pësuar 10 gola në pak ndeshje. Edhe portieri Adis Nurkovic e ka kaluar dëmtimin, sikurse edhe sulmuesi Mamadou Touncara i marrë në huazim nga Lazio. Ky i fundit ende nuk është parë mirë as nga stafi teknik, pasi u dëmtua shumë shpejt. Tani në Vlorë fillojnë finalet e mëdha dhe me Kukësin një fitore do kishte shumë vlera në çdo aspekt, si për pikët, ashtu edhe për moralin e skuadrës para takimit me Skënderbeun.

Fitimi i Kupës së Shqipërisë është një objektiv i rëndësishëm për të arritur dhe me korçarët përshtaten në një moment kur ata kanë disa mungesa të rëndësishme si Shehi, Lilaj e Jashanica, ndaj situata duhet shfrytëzuar për të kaluar në finale. Flamurtari tani duhet të tregohet ai i pjesës së parë të sezonit, kur ishte “bunker” prapa dhe merrte fitore të rëndësishme. Gjithçka nis të shtunën. /EDS/

 

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan